Skip to content

Përplasje në Vlorë, dy persona të pl*agosur

Aksident në aksin Vlorë–Selenicë, plagosen dy persona

Vlorë, 22 qershor 2025 – Një aksident rrugor është regjistruar sot rreth orës 12:50 në aksin Vlorë–Selenicë, pranë fshatit Sherishtë. Ngjarja përfshiu një kamionçinë tip “Nissan” dhe një automjet tip “Audi”.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, kamionçina e drejtuar nga shtetasi N. H., 68 vjeç, është përplasur me automjetin “Audi” që drejtohej nga shtetasi Xh. Xh., rreth 23 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur:

Xh. Xh., drejtuesi i “Audi”-t,

F. C., 61 vjeç, pasagjer në kamionçinë.

Të dy të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit. /noa.al

Published inTë fundit