Një sulm terrosist ka ndodhur në një Kishë Ortodokse Greke në Damask të Sirisë. Mësohet se një person ka vendosur eksplozivë në Kishë, duke shkaktuar një numër të madh v dekjesh.
Raportet fillestare thonë se të paktën 15 persona janë vrarë dhe 25 janë plagosur, shumë prej të cilëve janë në gjendje kritike. Autoritetet fillimisht e kanë llogaritur numrin e të vdekurve në 9 dhe të plagosurit 13. Ministria e Brendshme Siriane tha se kamikazi që hodhi veten në erë në një kishë në Damask ishte anëtar i grupit Shteti Islamik.
Dëshmitarët okularë flasin për një autor (dhe ndoshta një person të dytë) i cili filloi të qëllonte pa dallim para se të shpërthente bomba. Agjencia shtetërore e lajmeve SANA konfirmoi sulmin ndaj kishës dhe se pati “shumë viktima”.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, nga ana e tij, tha se viktimat ishin civilë dhe se incidenti ishte nën hetim. Kisha, e cila u ndërtua në shekullin e 8-të dhe u rinovua në shekullin e 19-të, u dëmtua. Ajo konsiderohet si një nga më të rëndësishmet për komunitetin ortodoks grek në Damask dhe është gjithashtu një vend për tubime shoqërore të dielave dhe festave fetare.