Zjarri i fuqishëm në Himarë jashtë kontrollit, qytetarët thirrje për ndërhyrje urgjente

Zona e Himarës është përfshirë prej orësh nga flakë të fuqishme, të cilat kanë avancuar në disa drejtime për shkak të erërave dhe temperaturave të larta. Fillimisht, zjarri përfshiu zonat me banesa dhe sipërfaqe pyjore në Livadh dhe Dhërmi, duke shkaktuar panik dhe shqetësim tek banorët dhe pushuesit.

Pavarësisht përmasave të emergjencës, ndërhyrja ajrore ndodhi vetëm pas raportimeve të JOQ Albania gjatë ditës së sotme. Vetëm pas ku Forcat e Armatosura ndërhynë u furnizuan me ujë nga deti për të shuar vatrat nga ajri.

Por, pamjet e fundit të dërguara nga qytetarët në redaksinë tonë tregojnë se zjarri vijon ende edhe gjatë mbrëmjes në Llaman, duke ngritur dyshime të forta se ose flakët nuk janë shuar plotësisht, ose janë riaktivizuar.

Qytetarët kanë nisur sërish thirrjet urgjente ndaj autoriteteve për të marrë situatën nën kontroll sa më parë. Nga videot dhe fotot e dërguara, duket qartë se zjarri është i fuqishëm dhe rrezikon të përhapet më tej, në një prej zonave më të frekuentuara turistike në vend.

Situata mbetet kritike dhe e pandryshuar.

Pamjet më poshtë tregojnë përmasat e rrezikshme që ka marrë zjarri në Himarë.

Related Posts

Pse ika nga pushteti! Rrëfimi i bujshëm i Ramiz Alisë, që sot zbulon gjithcka!

Në një intervistë të rrallë për emisionin Dritare me Rudina Xhungën, në vitin 1999, ish-udhëheqësi i Shqipërisë, Ramiz Alia foli për arsyet e largimit, pa dhunë, nga…

Mediat e njohura! “Nostradamusi i gjallë” TR*NDIT botën! Ja çfarë ka parashikuar për vitin 2026…

Figura e njohur ndërkombëtarisht si Athos Salomé, të cilin mediat e huaja e quajnë “Nostradamusi i Gjallë”, është rikthyer sërish në qendër të diskutimeve me parashikimet e…

Bie nga kati i tretë i pallatit e moshuara, mbetet mes murit dhe kondicionerit

Një 85 vjeçare ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i banesës së saj në një pallat në lagjen nr 18 të qytetit të Korçës. Sipas informacioneve,…

“Trònditje” te mazhòranca/ Lala ben deklaraten “b’òmbe”: Një ish-ministër i Ramës dhe dèputeti sòcialist pritet te arrèstohen

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka folur për aferën e Bankers Petroleum, që tashmë po hetohet nga SPAK, me dyshimet e organizatës së…

Fundjava sjell…”/ Mèteorología Porja tregon çmèndurite e motit për ditët në vijim

Meteorologia, Lajda Porja, në lidhje live, bëri parashikimin e motit, duke thënë se kjo javë do të jetë një javë e qetë, ku sot edhe nesër moti…

Marrin fund Borxhet, data 14 Dhjetor i Sjell LEKUN E MADH Ketyre 4 Shenjave te Horoskopit

Pas 8 dhjetorit, jeta më në fund fillon të përmirësohet për tre shenja të zodiakut . Retrograda e Jupiterit hap dyer që deri më tani dukeshin të…