Ishin duke u ndare! Burri vr*t gruan bashke me instruktorin e palestres

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në mbrëmje në Kaliforni, ku influencerja e njohur e fitnesit, Zamora, 40 vjeçe, është vrarë së bashku me partnerin e saj nga bashkëshorti i ndarë, Tomas Lizarraga, 45 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në parkingun e një restoranti sushi, ndërkohë që Zamora ishte duke darkuar me partnerin e saj të ri, 43-vjeçarin Hector Garduno.

Zamora ishte nënë e 7 fëmijëve, të moshave nga 8 deri në 24 vjeç, ndërsa partneri i saj Hector ishte baba i katër fëmijëve. Sipas autoriteteve, Lizarraga kishte ndjekur për rreth një orë viktimat para se të kryente aktin fatal. Ende nuk dihet saktësisht si e kishte zbuluar vendndodhjen e tyre.

Pas të shtënave, që ndodhën në parking, skena e krimit tërhoqi vëmendjen e disa oficerëve policorë jashtë shërbimit, përfshirë një zëvendës-sherif të Qarkut San Bernardino, i cili ndodhej në trafik pranë vendngjarjes. Ai ndërhyri menjëherë, u përball me të dyshuarin dhe gjatë përleshjes Lizarraga u qëllua për vdekje nga oficeri.

Dy viktimat e tjera, Zamora dhe partneri i saj Garduno, u dërguan me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ndërruan jetë si pasojë e plagëve.

Pak ditë para ngjarjes, Zamora kishte publikuar në rrjetin e saj social Instagram një video nga pjesëmarrja në podkastin HERizon, ku fliste hapur për vështirësitë e divorcit dhe konfliktet me ish-bashkëshortin e saj. Ajo shkroi: “Me burra si këta, kujt i duhen armiq? Në vend që të më mbështesësh, je duke u përpjekur të më shkatërrosh.”

Pas tragjedisë, vajza e saj ka hapur një fushatë në platformën GoFundMe për të mbledhur fonde për shpenzimet e funeralit dhe mbështetjen e gjashtë fëmijëve të tjerë të Zamorës. Deri të martën në mëngjes, janë mbledhur mbi 21,200 dollarë.

Related Posts

Rëndohet bilanci: Humb jetën shqiptari tjetër i aksidentuar në Itali

Numri i viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi disa ditë më parë në rrugën shtetërore 410 Naro-Camastra, Siçili është rritur. Sot në spitalin Villa Sofia të Palermos,…

Horoskopi ditor, e diel 8 mars 2026

♉ Dashi Dita sjell vrull, iniciativë dhe dëshirë për të marrë situatat në dorë. Në jetën sentimentale ka mundësi për sqarime të rëndësishme ose për përjetime intensive,…

Arbër Hajdari “thumbon” Arbana Osmanin, shpreh hapur simpatinë për Ledion Liçon

Në një episod të fundit të podcastit Allishverishi, të drejtuar nga Gjergj Luca dhe Beldi Mane, opinionisti i “Big Brothet VIP Albania” Arbër Hajdari ka ndarë hapur…

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Trump nuk ndalet, bën paralajmërimin e fortë: Pas Iranit, radhën e ka ky shtet

Presidenti amerikan Donald Trump ka minimizuar shqetësimet për pasojat e konfliktit me Iranin, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të kenë rol në përcaktimin e udhëheqjes…