Skip to content

Zbardhet ngjarja me a’rmë në zonën e Institutit – 7 persona të përfshirë, një i arrestuar, 4 në kërkim

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në zonën e Institutit, ku u raportuan të shtëna me armë zjarri në një konflikt të ndodhur mes disa personave.

Sipas njoftimit zyrtar, 7 shtetas janë identifikuar si të përfshirë në përplasje, ku:

1 shtetas është arrestuar në flagrancë,

2 janë proceduar në gjendje të lirë, dhe

4 janë shpallur në kërkim.

Policia ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, si dhe 3 automjete në kuadër të operacionit të koduar “Fast Reaction”.

Detajet e hetimit: Nga veprimet hetimore rezulton se ngjarja nisi si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, ku dy vëllezër, S. Rr., 22 vjeç dhe E. Rr., 25 vjeç, dyshohet se kanë goditur me qytën e pistoletës dy vëllezër të tjerë, Y. C. dhe O. C., dhe më pas kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre, fatmirësisht pa i lënduar.

Gjithashtu, të dyshuarit janë ndihmuar nga persona të tjerë: R. D., 18 vjeç, V. H., 27 vjeç, M. M. dhe M. S., të cilët kanë sulmuar me grushte dhe sende të forta një 38-vjeçar, A. C., dhe dyshohet se kanë kanosur me armë zjarri një 48-vjeçar, A. H., të afërm të të sulmuarve.

Masat ligjore të marra: I arrestuar në flagrancë: Y. C., 30 vjeç, për “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve”.

Të proceduar në gjendje të lirë: M. M. dhe M. S., për “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kanosje”.

Të shpallur në kërkim: S. Rr., E. Rr., R. D., dhe V. H.

Policia vijon punën për kapjen e personave në kërkim, ndërsa materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale.

Published inTë fundit