Lumi Vjosa kthehet në lumë nafte, ndotja po ngordh gjallesat dhe shkatërron biodiversitetin

Lumi Vjosa, i njohur si i vetmi lumë i egër në Evropë dhe i shpallur Park Kombëtar vetëm dy vite më parë, ndodhet sot përballë një krize mjedisore të përmasave alarmante. Ujërat e tij po ndoten rëndë nga mbetjet e naftës dhe përpunimi i asfaltit, të cilat derdhen në të përmes degëve që e furnizojnë.

Ekspertët mjedisorë tërheqin vëmendjen se mjaftojnë vetëm disa litra naftë për të ndotur mijëra litra ujë të pastër, por situata aktuale është shumë më e rëndë se kaq. Lumi është kthyer në një rrjedhë të zezë, me përbërje që më shumë ngjan me katranin sesa me ujin.

Organizata “Blue Heart Rivers” ka publikuar pamje tronditëse nga terreni, ku dëshmohet se pjesë të tëra të degëve që derdhen në Vjosë janë të mbuluara me një shtresë të trashë nafte të papërpunuar.

Ulrich Eichelmann, CEO i organizatës mjedisore Riverwatch, i veshur me qese plastike në këmbë, është futur vetë në këtë zonë të ndotur dhe ka dokumentuar gjendjen katastrofike. Ai ka gjetur një gjarpër uji të ngordhur, që nuk kishte mundur të largohej nga helmi që e kishte mbuluar.

Kjo nuk është më ujë, është vetëm naftë bruto. Është baltë, është e trashë si katran dhe ka thellësi rreth 10 cm. Ajo që shoh këtu është një nga shembujt më të këqij të shkatërrimit të lumit që kam parë ndonjëherë. Dhe fakti që ndodh brenda Parkut Kombëtar është një turp i madh,” tha Eichelmann ndër të tjera.

Sipas tij, biodiversiteti në zonë është tashmë i asgjësuar dhe qindra gjallesa kanë ngordhur si pasojë e kësaj ndotjeje.

Ky skandal del në dritë vetëm pak ditë pas deklaratave zyrtare nga Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila njoftoi se lumi Vjosa është në proces për t’u përfshirë në listën e trashëgimisë së mbrojtur nga UNESCO, si pjesë e programit “Njeriu dhe Biosfera”. Por realiteti në terren rrezikon seriozisht jo vetëm këtë status, por edhe vetë statusin e njohur si lumi i fundit i egër në Evropë.

Kjo situatë përbën një krim të rëndë mjedisor që kërkon reagim të menjëhershëm nga autoritetet shqiptare. Ndotësit duhet të identifikohen dhe të përballen me drejtësinë pasi heshtja institucionale në një rast të tillë nuk është vetëm papërgjegjshmëri, por bashkëfajësi.

 

Related Posts

Të gjashta motrat e mbretit Zog! Ky ishte fati “i tm’errshëm” i tyre

Të gjashta motrat e mbretit Zog! Ky ishte fati “i tme rrshëm” i tyre Të gjashta motrat e mbretit Zog, ishin shembulli i një kulture nga një…

Të lutem se jam në shkollë! Vajza në Tiranë mahnitet nga veprimi i policit pasi parkoi gabim

Një episod i rrallë pozitiv është regjistruar sot në Tiranë, ku një studente ka mbetur e surprizuar nga reagimi i policëve rrugorë pas një shënimi që ajo…

Pse ika nga pushteti! Rrëfimi i bujshëm i Ramiz Alisë, që sot zbulon gjithcka!

Në një intervistë të rrallë për emisionin Dritare me Rudina Xhungën, në vitin 1999, ish-udhëheqësi i Shqipërisë, Ramiz Alia foli për arsyet e largimit, pa dhunë, nga…

Mediat e njohura! “Nostradamusi i gjallë” TR*NDIT botën! Ja çfarë ka parashikuar për vitin 2026…

Figura e njohur ndërkombëtarisht si Athos Salomé, të cilin mediat e huaja e quajnë “Nostradamusi i Gjallë”, është rikthyer sërish në qendër të diskutimeve me parashikimet e…

Bie nga kati i tretë i pallatit e moshuara, mbetet mes murit dhe kondicionerit

Një 85 vjeçare ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i banesës së saj në një pallat në lagjen nr 18 të qytetit të Korçës. Sipas informacioneve,…

“Trònditje” te mazhòranca/ Lala ben deklaraten “b’òmbe”: Një ish-ministër i Ramës dhe dèputeti sòcialist pritet te arrèstohen

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka folur për aferën e Bankers Petroleum, që tashmë po hetohet nga SPAK, me dyshimet e organizatës së…