Skip to content

Makina bie nga ura në aksin Elbasan-Peqin

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Peqin-Elbasan, ku një automjet ka rënë nga një urë, duke shkaktuar panik dhe ndërprerje të përkohshme të qarkullimit.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së lartë, duke bërë që automjeti të përfundojë jashtë rrugës dhe të bjerë nga ura. Ende nuk dihet numri i personave që ndodheshin në mjet dhe nëse ka të lënduar.

Forcat e policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave. Gjithashtu, janë marrë masa për menaxhimin e trafikut në zonë.

Published inTë fundit