I vuri fIakën gjyshit, mbesa: E bëra për t’a çIiruar nga vuajtjet!

Një grua në Francë, e cila vrau gjyshin e saj 95-vjeçar të shtrirë në shtrat duke i vënë flakën shtratit të tij u dënua të mërkurën me pesë vjet burg. 33-vjeçarja pretendoi se e bëri aktin e rëndë nga dashuria për të çliruar gjyshin e saj nga vuajtjet.

Kryetari i Gjykatës së Apelit të Enit, Raphael Vincent sqaroi më pas se Emilie Z. do ta vuajë dënimin e saj në arrest shtëpiak, duke mbajtur një byzylyk elektronik. Prokuroria kishte kërkuar një dënim me 15 vjet burg për mbesën megjithëse edhe ajo ishte dënuar me pesë vjet burg në gjyqin e parë.

“Kur duam dikë, nuk i vëmë flakën”, tha prokurori Erir Mazod, duke e përshkruar dënimin e parë si të pakuptueshëm.

Emily Z. përballej me dënim me burgim të përjetshëm, por gjykata pranoi raportin e një psikiatri që zbuloi se e pandehura ishte në gjendje disociimi kur kreu krimin. Duke dëgjuar dënimin e saj, 33-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, shpërtheu në lot në krahët e avokatit të saj.

Në gusht të vitit 2020, gjyshi i saj u gjet i vdekur në shtratin e tij në shtëpinë e njërës prej vajzave të tij, e cila e priste. Burri ishte mbytur dhe kishte pësuar djegie të pjesshme. Mbesa e tij u arrestua dy muaj më vonë dhe pranoi se i kishte vënë flakën shtratit të gjyshit të saj, sepse ai po i kërkonte të vdiste. Mbesa, e cila u mbështet nga familja e saj pas ngjarjeve, siguroi se nuk donte ta digjte të moshuarin, vetëm që ai të mbytej nga tymi.

Related Posts

Anjeza Shahini reagon fuqishëm në mbrojtje të Mirit: Ata që sot hedhin balt mbi ty, do kërrusen para …

Anjeza Shahini ka dalë hapur në mbrojtje të Mirit, pas akuzave dhe komenteve të babait te Selin, gjatë qëndrimit të tij në Big Brother VIP Albania. Përmes…

“Pervers, zhigoIo”/ Vajza e Dr. Florit ka diçka për të thënë për Mirin: Nuk ka ndodhur KURRË që ai të…

Një ditë më parë, në një bisedë telefonike për “Shqipëria Live”, babai i banores së “Big Brother VIP 5”, SelinA, Jeton Bollati, nuk u kursye aspak për…

Bonusi mujor i pensionit me kushte, kush merr mbi … nuk përfiton! Ja si do funksionojë skema e re me 727 mijë përfitues

Vendimi, i miratuar në 30 dhjetor, zbuloi një sërë kufizimesh për përfitimin e bonuseve. Kush ka një pension mbi 40 mijë lekë nuk do të ketë asnjë…

TRAGJEDI/ Nëna dhe djali 11-vjeçar humbin jetën nga rryma elektrike në pishinë!

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur gjatë një pushimi familjar në Brazil, ku një nënë dhe djali i saj 11-vjeçar kanë humbur jetën pasi u goditën nga rryma…

VIDEO sho kuese/ Po jepte deklaratë për mediat, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë

Një moment i tmerrshëm është regjistruar në kryeqytetin e Hondurasit, Tegucigalpa, kur Gladys Aurora López, deputete e Partisë Kombëtare, u plagos rëndë nga një pajisje shpërthyese që…

ALARM në Durrës! Bashkia del me njoftim: Pas përmbytjeve, rrezik për …

Bashkia e Durrësit ka njoftuar se qyteti bregdetar pritet që të përballet me erëra të forta gjatë orëve në vijim. Pas përmbytjeve katastrofike që kanë prekur zonën,…