Në lule të jetës! Iu nënshtrua një operacioni në gju, vd*s futbollisti i njohur

Bota e futbollit argjentinas është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të mesfushorit të ri Camilo Nuin, vetëm 18 vjeç, i cili ndërroi jetë gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale në gju.

Klubi i tij, San Telmo, konfirmoi lajmin e dhimbshëm mbrëmjen e së mërkurës, duke bërë të ditur se lojtari po i nënshtrohej një operacioni rutinë në Clínica Espora në Adrogué, Buenos Aires. Ndërhyrja kishte për qëllim trajtimin e dëmtimeve në menisk dhe ligamentin e kryqëzuar, procedurë kjo e zakonshme për sportistët.
Megjithatë, shkaqet e vdekjes nuk janë bërë ende të ditura dhe autoritetet kanë nisur një hetim për të zbardhur rrethanat e tragjedisë.

Në një deklaratë zyrtare, San Telmo u shpreh: “SAN TELMO NË ZI. Me hidhërim të thellë, ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të Camilo Ernesto Nuin, një lojtar nga Divizionet tona të të Rinjve dhe ekipi rezervë. Klubi do të qëndrojë i mbyllur gjatë ditës në shenjë zie. Ne qëndrojmë pranë familjes, miqve dhe shokëve të ekipit në këtë moment të vështirë.”

Camilo Nuin ishte pjesë e San Telmo që nga viti 2022, ndërsa më parë kishte kaluar në akademitë e Boca Juniors dhe Independiente, ku kishte grumbulluar mbi 80 paraqitje me ekipet e të rinjve.
Homazhe për të kanë ardhur edhe nga Shoqata e Futbollit Argjentinas (AFA), e cila përmes një deklarate tha: “Shoqata e Futbollit Argjentinas, nëpërmjet presidentit të saj Claudio Tapia dhe komitetit ekzekutiv, shpreh hidhërimin e saj për vdekjen e Camilo Nuin dhe i shpreh ngushëllimet familjes së lojtarit.”

San Telmo, klub me seli në Buenos Aires, garon në divizionin e dytë të futbollit argjentinas

Related Posts

Ky veprim i kushtoi shtrenjtë Gjestit, ndjekësit i kthehen kundër

Ish-fituesi i “Big Brother VIP Albania” Gjesti ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale pas një videoje të publikuar së fundmi në TikTok. Ky moment i këngëtarit në…

Arbenita i ndërron mbiemrin vajzës, duke “zhdukur” çdo lidhje me Feron

Modelja e njohur Arbenita Ismajli ka marrë një vendim të papritur në lidhje me vajzën e saj Nina. Ajo ka vendosur që ta regjistrojë të bijën në…

E PREMTE “E ZEZË”/ Gjithçka kthehet përmbys për këto 3 shenja

Dashi Planetët do ndikojnë shume negativisht sot ne jetën tuaj ne çift. Debatet dhe mosmarrëveshjet do jene te pafundme. Beqaret ndryshe nga te dashuruarit do kenë një…

Horoskopi për sot 27 qershor 2025: Lajme të mira për këto shenja

DASHI Favorizoni njohjet e reja, por përpiquni të ndiqni pak arsyen tuaj dhe jo vetëm zemrën tuaj. Në punë, duhet të merrni një vendim dhe nuk mund…

HARTA: Sot vala e të nxehtit afrikan arrin pikun

Vala e të nxehtit afrikan përfshin të gjithë Mesdheun. I nxehti do të përfshijë Italinë dhe Ballkanin. Sipas parashikimeve të fundit, temperaturat do të vazhdojnë të rriten…

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përfshihen disa automjete

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të QTU-së, në autostradën Tiranë-Durrës. Pamjet që kanë mbërritur në redaksinë e JOQ Albania tregojnë disa automjete…