‘Më la fëmijën pa baba’! Flet bashkëshortja e të riut që u vra nga biznesmeni në Itali

Një ngjarje e rëndë u regjistrua disa ditë më parë në Itali ku 25-vjeçari shqiptar, Rivaldo Rusi u qëllua për vdekje nga biznesmeni italian, Aurelio Valiante.

Siç dhe raportuan më herët mediat vendase ngjarja u regjistrua në Centola, mbrëmjen e së dielës, ku i riu shqiptar së bashku me një tjetër shtetas u futën në banesën e 60-vjeçarit për ta grabitur.

Por, ky i fundit sapo vuri re prezencën e dy të rinjve në banesën e tij hapi zjarr ndaj tyre. Si pasojë e plumbave, fatkeqësisht humbi jetën Rivaldo Rusi, ndërkohë që i riu tjetër ndodhet në një spital në Napoli në gjendje të rëndë për jetën.

Pas kësaj ngjarje policia shoqëroi Valienten i cili pohoi para karabinierëve se disa persona tentuan që të vjedhin vilën e tij. Në momentin që i pa ai tregoi se mori çiften dhe qëlloi në drejtim të tyre.

Një nga plumbat la vdekur në vend Rivaldo Rusin, i cili la jetim një fëmijë të mitur, ndërsa bashkëkombasi i 25-vjeçarit mbeti i plagosur.

Pas marrjes në pyetje nga autoritetet italiane, Valiante ka pranuar edhe se ka fshehur trupin e pajetë të viktimës. Ai tashmë përballet me akuza për vrasje, fshehje trupi dhe plagosje të rëndë.

Ishin karabinierët dhe kryeprokurori Francesco Rotondo, të cilët falë informacionit të dhënë, shkuan në fshatin San Severino di Centola ku në një zonë të izoluar, disa kilometra larg vilës të biznesmenit e gjetën trupin e pajetë të 25-vjeçarit të varrosur në një gropë.

Ndërkohë, në Sant’Andrea del Pizzone, një lagje e banuar e komunës së Francolise, banesa e të ndjerit është kthyer në vend pelegrinazhi nga bashkëatdhetarë të shumtë, të cilët kanë shprehur solidaritet me familjen e të riut. Rivaldo Rusi la pas një grua të re dhe një fëmijë të vogël.

Lidhur me këtë ngjarje ka folur edhe bashkëshortja e viktimës e cila mes lotëve u shpreh për mediat italiane se bashkëshorti i saj kishte bërë gabim, por që nuk e meritonte një fund të tillë.

“Ai bëri një gabim, por nuk duhej të kishte vdekur kështu. U varros si kafshë. Na la një fëmijë pa baba”, ka thënë ajo.

Related Posts

‘Gjyqtarët 4 me 4 deri në minutën e fundit’/ Lala: Vendimi për Ballukun s’do të thotë se Rama fitoi, ja çfarë vjen më..

Gazetarja Klodiana Lala tregoi detaje nga seanca e sotme në Mbledhjen e Gjyqtarëve, për shqyrtimin e ankesës së kryeministrit ndaj vendimit të GJKKO për pezullimin nga detyra…

Lajm i zi/ Kush është nënkryetarja e Dhomës së Biznesit që humbi jetën në aksidentin tragjik

Dy gra humbën jetën tragjikisht në një aksident të rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova” në Kosove. Ngjarja ndodhi pas një përplasjeje mes një makine dhe një kamioni,…

150 mijë lekë shtesë/ Miratohet VENDIMI! Rriten pagat e punonjësve, ja kush përfiton…

Qeveria ka miratuar strukturën dhe nivelet e reja të pagave për nëpunësit dhe punonjësit e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare. Vendimi përfshin pagën bazë, shtesën për vjetërsi dhe…

Kushtetuesja ktheu ne detyre Ballukun, vjen levizja urgjente e qeverise me urdher te Rames

Gjykata Kushtetuese pezulloi dje vendimet e GJKKO që kishte pezulluar nga detyra zv.kryeministren Belinda Balluku nga detyra, rrjedhimisht duke e rikthyer në detyrën e saj. Vendimi hyn…

Goditje e fortë! Arrestohet ish-Ministri ne kerkim, ne Shqiperi e pret denimi i rende!

Policia Federale arrestoi të enjten (11 dhjetor) Manuel Augusto Blacker Miller, 80 vjeç, ish-Ministër i Punëve të Jashtme të Perusë në qeverinë e Alberto Fujimorit gjatë viteve…

I fundit, vjen lajmi i keq nga Greqia

Protestat e fermerëve greke vijojnë edhe këtë të shtunë. Për shkak të protestave mësohet se aksi Kakavijë-Janinë përkatësisht në kryqëzimin e fshatit Kallpaq do të jetë i…