Dy tërmete shkundën Shqiperine sot, sizmologu Dushi bën njoftimin: Ka prej një jave me termete, ja cfare pritet

Dy tërmete të njëpasnjëshëm me forcë të moderuar goditën vendin tonë mëngjesin e kësaj të premteje (27 Qershor).

Sipas të dhënave sizmiologjike të IGJEUM, tërmeti i parë ra në orën 08:59. Lëkundja ishte me magnitudë 3.9 me epiqendër në Fushë-Krujë, në një thellësi 19.3 kilometra. Ndërsa i dyti, disa minuta më vonë, saktësisht në orën 09:04, ishte me magnitudë 3.8, me epiqendër në Zall Herr të Tiranës, në një thellësi 15 km.

Sizmiologu Edmond Dushi, në një intervistë për Tvklan.al, ka thënë se tërmetet e sotëm janë vazhdimësi e aktivitetit sizmik të para 3 ditëve (24 Qershor), kur u regjistrua lëkundja me magnitudë 4.4.

Sipas tij, ky aktivitet sizmik duhet të zgjasë deri 1 muaj me pasgoditje të tjera.

Pyetje: A janë lëkundjet e sotme vijimësi e tërmetit të tre ditëve më parë?

Sizmiologu Edmond Dushi: Po, është vazhdimësi e serisë që ndodhi para disa ditësh. Normalisht ajo seri duhet të vazhdonte edhe për një kohë më të gjatë, të paktën 20 ditë ose 1 muaj, por u stopua pas 48 orësh dhe kjo është e pritshme që të ketë një riaktivizim ose dhe një rritje të magnitudës të ngërçit tektonik që është krijuar aty.

Sizmiologu Edmond Dushi shprehet se paslëkundjet që pritet të vijojnë do të vërtiten rreth magnitudës 4, kjo bazuar edhe në informacionet që IGJEUM ka në dispozicion.

Dushi thekson nga goditja kryesore e ditës së martë, deri tani janë regjistruar rreth 100 tërmete, shumica prej të cilëve janë të papërfillshëm.

Pyetje: Pritet një goditje më e fortë sizmike apo aktiviteti sizmik do të vijë duke u qetësuar deri në çlirimin e plotë të energjisë?

Sizmiologu Edmond Dushi: Statistikisht pritet të ketë magnituda të këtij niveli, mund të arrijnë dhe nivele të rendit 4, por kjo është statistikore dhe kjo varet shumë nga informacioni që ne disponojmë, pra do të thotë nga rrjeti që është në afërsi, që është i kënaqshëm por që nuk premton për saktësi të madhe. Një pjesë e pasgoditjeve janë mikro, shumë elementare dhe janë të padeshifrueshme për shkak dhe të zonës e cila është një zonë shumë e urbanizuar dhe stacionet ndodhen në këtë zonë, e për rrjedhojë ndikohen dhe nga niveli i zhurmave urbane që ekzistojnë. Megjithatë, mendoj që ky është trendi i magnitudave bazuar në të dhënat që disponojmë ne, që nuk janë të vogla, janë rreth 100 tërmete të regjistruar deri tani.

Për qytetarët, sizmiologu Edmond Dushi bën thirrje që të ruajnë qetësinë.

Sizmiologu Edmond Dushi: Për qytetarët është mesazhi që nuk duhet të panikosen pa të drejtë, por duhet të jenë gjithmonë të vëmendshëm për të marrë informacione për të dëgjuar mediat në rast se mediat japin informacione, siç është dhe rasti në fjalë, apo dhe zyrtarët që merren me emergjencat civile të cilët janë dhe përgjegjës për lëshimin e këtyre informacioneve udhëzuese. Ndërkohë, ajo që them unë si specialist, është që të ruajmë qetësinë edhe të bashkëjetojmë me këtë fenomen.

Related Posts

Rëndohet bilanci: Humb jetën shqiptari tjetër i aksidentuar në Itali

Numri i viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi disa ditë më parë në rrugën shtetërore 410 Naro-Camastra, Siçili është rritur. Sot në spitalin Villa Sofia të Palermos,…

Horoskopi ditor, e diel 8 mars 2026

♉ Dashi Dita sjell vrull, iniciativë dhe dëshirë për të marrë situatat në dorë. Në jetën sentimentale ka mundësi për sqarime të rëndësishme ose për përjetime intensive,…

Arbër Hajdari “thumbon” Arbana Osmanin, shpreh hapur simpatinë për Ledion Liçon

Në një episod të fundit të podcastit Allishverishi, të drejtuar nga Gjergj Luca dhe Beldi Mane, opinionisti i “Big Brothet VIP Albania” Arbër Hajdari ka ndarë hapur…

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Trump nuk ndalet, bën paralajmërimin e fortë: Pas Iranit, radhën e ka ky shtet

Presidenti amerikan Donald Trump ka minimizuar shqetësimet për pasojat e konfliktit me Iranin, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të kenë rol në përcaktimin e udhëheqjes…