Testimi online, aeroporti i Tiranës me biletat më të lira në rajon dhe oraret më të shumta të fluturimeve

Konkretisht, për efekt të këtij vëzhgimi, ne vendosëm si datë nisje 7 korrik 2025 dhe testuam destinacionet kryesore, Angli dhe Itali, për opsionet e orareve të fluturimit dhe cmimin e biletave.

Fluturimi Tiranë-Londër

Nga Rinasi, kompania Wizz Air e ofron këtë udhëtim në tri orare:Anglia dhe Italia ishin destinacionet kryesore të fluturimeve ajrore nga dhe për në Shqipëri gjatë vitit 2024, kohë kur aeroporti ndërkombëtar i Tiranës arriti një rekord prej mbi 10 milionë pasagjerësh.

Kjo shifër duket se ka ardhur vec zgjerimit të aeroportit, investimit në zgjerimin e pistës dhe ambienteve të përpunimit të pasagjerëve dhe përmirësimit total të shërbimeve, mbi të gjitha si pasojë e liberalizimit të cmimit të biletave.

Një vëzhgim i kryer nga Lajmifundit.al në faqet zyrtare të kompanive evidentoi se aeroporti i Tiranës ka më shumë alternativa me orare fluturimesh sesa ai i Prishtinës në Kosovë, Ohrit në Maqedoninë e Verit dhe Podgoricës në Mal të Zi. Aeroporti i Tiranës sipas vëzhgimit ofron mbi të gjitha cmime më të leverdisshme për destinacionet kryesore të marra në analizim.

Nisje në ora 10.45 me cmim 5,150 lekë

Nisje në ora 19.50 me cmim 4,750 lekë

Nisje në ora 23.55, me cmim 1,950 lekë

I njëjti destinacion me Londrën, nga aeroporti i Prishtinës, në të njëjtën datë, është me vetëm një opsion:Nisje në ora 11.30, me cmim 39,99 euro.

Nga verifikimi rezultoi se aeroporti i Prishtinës nuk ofron orare të tjera fluturimi për atë ditë me Londrën, duke qenë kështu më pak i avantazhuar në mundësinë e zgjedhjes së orarvee dhe në cmimin e të paktën njërit prej orareve që mundësohen nga Tirana.

Fluturimi Tiranë-Romë

Opsionet nga aeroporti ndërkombëtar i Tiranës janë me dy orare nisje, konkretisht:

Nisje në ora 06.00, me një cmim 1,794 lekë

Nisje në ora 20.35, me një cmim 1,794 lekë

Kontrolli online evidentoi se Wizz Air, nuk ofron fluturime nga aeroporti i Prishtinës drejt Romës në këtë datë.

Related Posts

Rëndohet bilanci: Humb jetën shqiptari tjetër i aksidentuar në Itali

Numri i viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi disa ditë më parë në rrugën shtetërore 410 Naro-Camastra, Siçili është rritur. Sot në spitalin Villa Sofia të Palermos,…

Horoskopi ditor, e diel 8 mars 2026

♉ Dashi Dita sjell vrull, iniciativë dhe dëshirë për të marrë situatat në dorë. Në jetën sentimentale ka mundësi për sqarime të rëndësishme ose për përjetime intensive,…

Arbër Hajdari “thumbon” Arbana Osmanin, shpreh hapur simpatinë për Ledion Liçon

Në një episod të fundit të podcastit Allishverishi, të drejtuar nga Gjergj Luca dhe Beldi Mane, opinionisti i “Big Brothet VIP Albania” Arbër Hajdari ka ndarë hapur…

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Trump nuk ndalet, bën paralajmërimin e fortë: Pas Iranit, radhën e ka ky shtet

Presidenti amerikan Donald Trump ka minimizuar shqetësimet për pasojat e konfliktit me Iranin, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të kenë rol në përcaktimin e udhëheqjes…