“Duhet të ketë pasur dhimbje”, ish-prokurori Arjan Ndoji rrëfen momentet e at*ntatit: Shoferi u rrëzua pasi hapi derën, vendi ishte si xhep

Ish-prokurori Arjan Ndoji ka dëshmuar në gjyqin ndaj Plarent Dervishajt, i dyshuar si organizatori i atentatit ndaj tij më 1 nëntor 2019 në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Shkozetit. Në atë ngjarje tragjike, shoferi i tij, Andi Maloku, humbi jetën.

Gjatë dëshmisë, Ndoji tregoi se shoferi i tij arriti të ndalojë makinën dhe të hapë derën, por më pas u rrëzua në tokë, duke shtuar se “duhet të ketë pasur dhimbje, sepse ia doli të dalë nga makina”.

“Makina u ngadalësua nga i ndjeri. Unë isha koshient vetëm për tri minuta, më pas u rrëzova dhe mbeta pa ndjenja për 6-7 minuta. Më pas e pashë veten në spital,” tha ish-prokurori, duke përshkruar vendin e sulmit si “një xhep ku janë fshehur autorët”.

Ndoji ishte në makinë me Rrumin e Shijakut kur ndodhi atentati, por deklaroi se nuk ka dijeni se kush e ka qëlluar.

“Nuk kam pasur asnjë problem me askënd, as nuk kam pasur shqetësime të mëparshme,” shtoi ai.

Pjesë nga dëshmia:

Në 2019 kam banuar në Tiranë, me punë kam qenë në Durrës. Gjatë muajit kam banuar në qytetin e Shëngjinit për periudhën që ti më pyet.

Kam pasur makinë Mercedes Benz, automjetin e drejtonin të gjithë personat e familjes. Gjate muajit tetor të 2019 kam marrë një djalë në punë, i cili fatkeqësisht nuk jeton më, Andi Maloku. Ka qëndruar me mua rreth një muaj, më shumë i kam dhënë unë makinës sesa ai, thjesht doja të ishte.

Përveç situatës që u godita me armë zjarri, nuk ka diçka tjetër.

Ka qenë data 1 nëntor, ora 13:00. Konsumuam drekë me ca miq, kemi ndenjur deri rreth orës 16:00. Kam qenë me shoferin Andi Maloku, dhe Aleksandër Lahon. Këtë e kam njohur si avokat.

Në makinë drejtues mjeti ka qenë Andi Maloku, unë isha në sediljen e pasagjerit, pas ishte Aleksandër Laho. Unë do kthehesha për shtëpi, edhe ai për shtëpi, kemi pasur një segment të përbashkët rruge.

Te pjesa e parkimit të lokalit, kemi ndenjur 10 minuta, nuk e di a ka pasur njeri.

Itinerari, te ura e Dajlanit, pastaj te mbikalimi, sa kaluam në mbikalim, filluan të shtënat. Nuk e kuptova fillimisht, mu duk si plastmas, plumbat vinin nga mbrapa.

Nuk kemi arritur ta shohim makinën, se nuk arrim dot.

Të shtënat kanë qenë nga dy armë, se dallohet zhurma e ndryshme. Kanë qenë të shtëna, por jo breshëri.

S’jam e sigurt sa, por 13 predha duhet të jenë.

Makina u ngadalësua nga i ndjeri. Vetëm 3 minuta kam qenë koshient, jam rrëzuar në tokë pasi dola nga makina, isha pa ndjenja 6-7 minuta dhe e kam pa veten në spital.

Momentin që ka hapur derën, ndjesë pastë, Andi ra, duhet të ketë pasur dhimbje. Se ia doli të dalë nga makina. Është si xhep vendi ku na goditën.

Nuk kam dijeni kush më ka qëlluar.

Nuk kam pasur absolutisht me asnjë njeri asnjë problem, as me kthyer kokën mbrapa as majtas. Nuk kam pasur, e nuk kam shqetësime.

Fizikisht njoh vetëm këtë njeriun këtu (Plarent Dervishaj). Kam qenë në një takim një herë me një avokat.

Unë motivin dua të di. Kam dëgjuar nga shtypi, nga shkresat që më keni nisur ju, por nuk e di pse e kanë bërë. Nuk i kam borxh askujt, më intereson arsyeja.

Kam një shtëpi në Shëngjin. Aty kam qëndruar. Nuk kam parë automjete të dyshimta, ndoshta ju duket e habitshme, por nuk kam pasur asnjë shqetësim. Edhe sot, pas 6 vitesh, të dalë dikush të më thotë se ça borxhi u kam.

I vetmi shqetësim i imi ka qenë nga kryeministri, ish zv kryeministri, që kanë bërë deklarata publike për mua dhe për vetingun e famshëm. Janë bërë lëvizje mashtruese në rotondo, që teknikisht të ndryshosh.

Unë vetëm një shqetësim kam pasur në atë kohë, deklaratat e drejtuesve të qeverisë. Sepse mendoja që mund të më vinin operacionalen, ose të më bënin presion me vetingun. Të vetmet lëvizje mashtruese që kam bërë në atë kohë ka qenë për të evitoj operacionalen.

Është goditur prokurori, jo Arjan Ndoja. Arjan Ndoja ja ku është.

Related Posts

Flamur Noka drejt arrestimit? Dosja e koncensionit 500 milionë euro të pasaportave, shtëpia 1 milionë euro dhe afera me banesat e të pastrehëve që ua dha familjarëve të tij

SPAK po finalizon hetimet intensive për deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka, i cili dyshohet për fshehje pasurie, pastrim parash dhe shpërdorim detyre. Përpos hetimit pasuror, ku…

Dumani takim me amerikanët, priten lekundje të forta, gazetari analizon mesazhet

Këtë të shtunë në emisionin televiziv u diskutua rreth ecurisë së SPAK-ut nën drejtimin e Klodian Brahos dhe mbështetjes së SHBA-së për këtë strukturë. Gjatë emisionit, gazetari…

Dy shenjat e zodiakut që do bëjnë ëndrrat e tyre realitet në vitin 2026

Ëndrra e tyre më e madhe është papritur më afër se kurrë. Për dy shenja të horoskopit, viti 2026 shënon një pikë kthese vendimtare në jetë. Dyert…

Policia i njofton gabimisht familjes vd*kjen e djalit të tyre

Një gabim i rëndë i policisë në Britaninë e Madhe ka dalë në dritë gjatë një seance hetimore, ku autoritetet pranuan se kishin informuar familjen e gabuar…

Dalin VOTAT e sondazhit: Ja kush pritet te largohet sonte nga BBV5

Prej ores 21:00 nis prime i rradhes se Big Brother Vip 5. Sic eshte lajmeruar ne promon zyrtare qe sonte priten te diskutohen: Ftohja mes Selin dhe…

U aks*dentua në Peqin–Elbasan, ndërron j’etë në spital 43-vjeçari

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës Mareglent Asllani, 43 vjeç, i cili u aksidentua pak ditë më parë në aksin rrugor Peqin–Elbasan. Sipas informacionit zyrtar, 43-vjeçari…