Publikohet VIDEOJA/ 3 fëmijë në 2 monopatina, ja çastet para aks*dentit fataI. Prapa tyre një makinë policie

Këto janë pamjet ekskluzive të siguruara nga “Ora News” të aksidentit të rëndë që ndodhi tre ditë më parë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku një taksi goditi tre fëmijë teksa udhëtonin me dy patina.

Në pamjet filmike tregohet qartë se fëmijët sapo kishin kaluar urën e lumit Lana në Bulevard, me sens drejtimi nga Kryeministria drejt Ministrisë së Brendshme.

Ndërsa pas tyre sipas pamjeve filmike ndodhet dhe një makinë policie.

Nuk duket qartësisht nëse fëmijët që udhëtojnë mbi dy patina elektrike kanë hyrë në kryqëzim me semafor të kuq apo jeshil, por dukshëm dallohet se makinat e tjera që ndodhen mbi urrë dhe një motor aty pranë, janë të ndaluar.

Aktualisht për këtë ngjarje të rëndë është proceduar shoferi i taksisë, Ekerem Skureni, për akuzën e “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ndërsa nga përplasja e fortë shëndeti i njërit prej fëmijëve të mitur vijon të jetë i përkeqësuar. Ndërsa dy të tjerë gëzojnë shëndet të plotë.

Sipas burimeve zyrtare, ekspertiza paraprake në vendngjarje ka zbuluar se të miturit, të ndarë në dy monopatina, kanë kaluar rrugën me semafor të kuq, në një moment kur automjeti ka kaluar me semafor portokalli.

Megjithatë prokuroria e Tiranës që ka marë në shqyrtim rastin, ka kërkuar një ekspertim të dytë me ekspertë të pavarur për të zbardhur plotësisht shkaktarët e këtij aksidenti të rëndë që ndezi debat të fortë nëse duhet lejuar ose jo, qarkullimi në rrugët urbane me monopatinat elektrike.

Related Posts

Tr*gjedi, rrëzohet një avion privat! Vd*sin disa persona (VIDEO)

Një avion privat i vogël u rrëzua pasditen e kësaj të premteje (27 qershor 2025) në zonën e Sanfolit, pranë Shartrit në Francën perëndim-qendrore, rreth 90 km…

Tro*nditëse! TikToker-i i famshëm vr*itet gjatë transmetimit live, zbulohet arsyeja

Një influencër venezuelian, i cili kritikoi si bandat ashtu edhe policët e dyshuar si të korruptuar, u qëllua për vdekje të hënën gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë…

Parashikimi për secilën shenjë të horoskopit për muajin korrik, shenjat më me fat sipas letrave tarot

Korriku 2025 është një muaj i pasur me ndryshime të brendshme dhe sfida të jashtme. Tarot-i i këtij muaji udhëhiqet nga shenjat e Gaforres dhe Luanit dhe…

Fifi dhe Adisi drejt ndarjes? Ja veprimi i këngëtares që ‘trazon’ rrjetin

Shumë artistë jetën e tyre private e mbajnë të mbyllur për publikun. Por, Fifi ishte ajo që vet e konfirmoi lidhjen me Adisin me të cilin kanë…

Vr*au vajzën e tij 16 vjeçe dhe fqinjin italian/ Gjykata jep vendimin per Taulant Malajn

Mer dënim maksimal Taulant Malaj, bukëpjekësi shqiptar që dy vjet më parë vrau vajzën e tij Jessica, 16 vjeç, dhe fqinjin e saj, Massimo De Santis. Ky…

Gjesti-Egli apo Sara Hoxha-Erik Fullani?! Zbuloni kush ka fituar më shumë ndjekës në rrjetet sociale

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë…