Katastrofë ekologjike në Vjosë: derdhen mbetje nafte në lumë, kafshët e egra në rrezik – nën hetim një zyrtar i Albpetrol

Vlorë, 27 qershor 2025 – Një ndotje e rëndë mjedisore ka alarmuar opinionin publik dhe organizatat ndërkombëtare ambientaliste, pas derdhjes së mbetjeve të naftës në lumin Vjosë, në zonën e fshatit Gorisht, Selenicë. Pamje tronditëse nga vendngjarja tregojnë ujin e ndotur nga hidrokarburet dhe kafshë të egra të ngordhura ose duke luftuar për të mbijetuar në kushtet katastrofike.

Ambientalistët flasin për një situatë ekstreme ku “nuk ka më ujë, por vetëm karburant” dhe akuzojnë autoritetet për mungesë të plotë reagimi. Sipas tyre, ndotja ka përhapur një erë të rëndë, lëngjet janë ngjitëse dhe të nxehta, duke krijuar rrezik të madh për florën dhe faunën e zonës.

Pas publikimit të pamjeve dhe denoncimeve, Policia e Vlorës ka nisur hetimet dhe ka proceduar penalisht Përparim Memajn, 59 vjeç, përgjegjës i sektorit të dekantimit të naftës në Gorisht. Ai dyshohet se është përgjegjës për derdhjen e mbetjeve të naftës në përroin “Përroi i Madh”, që derdhet në lumin Vjosë.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të ashpra dhe pritet të pasohet nga hetime të mëtejshme për përgjegjësit institucionalë dhe masat që duhen marrë për rehabilitimin e zonës së ndotur.

Related Posts

Angli: Shqiptari dënohet me 10 vjet burg për tentativë vr*sjeje ndaj një polici. Shan edhe gjyqtarin që e dënoi

ANGLI – Një shtetas shqiptar është dënuar me 10 vjet burg pasi u shpall fajtor për tentativë vrasjeje ndaj një oficeri policie, të cilin e ndoqi me…

Flet bashkëshortja e viktimës së ngjarjes së rëndë në Greqi. ‘Më kishte kërcënuar me jetë!’

Autori i vrasjes së kryetarit 50-vjeçar të komunitetit të Lithovouni, në Aitoloakarnania, pritet të kërkojë falje para autoriteteve nesër, ndërsa hetimet po nxjerrin në dritë të dhëna…

Një shofer nga Shqipëria dhe tjetri nga Kosova përplasen kokë më kokë me makina te unaza e Cërrikut

CËRRIK- Një aksident ka ndodhur në unazën e qytetit të Cërrikut, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Mësohet se dy automjete janë përplasur ‘kokë…

Detaje nga vr*sja me çekiç në Thumanë. Andi Vokrri e m*sakroi 57-vjeçarin në sy të gruas dhe nënës së tij!

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 57-vjeçarit Petrit Ndou, gjatë natës nga Andi Vokri, në aksin rrugor Mamurras-Krujë, Bushnesh. Autori e ka goditur me…

Horoskopi ditor, e mërkurë 21 janar 2026

Dashi Pritet qe partneri t’iu kushtoje me shume vëmendje gjate kësaj dite juve qe jeni ne një lidhje. Do kaloni çaste te mrekullueshme dhe nuk do doni…

Nëna e mbylli në institucion dhe e detyruan të pastronte tualete – sot ajo është milionere e Hollywood-it

Drew Barrymore lindi në vitin 1975 në një nga familjet më të famshme të Hollywood-it. Mbiemri Barrymore ishte legjendë në botën e filmit dhe dukej sikur fati…