Skip to content

Zjarr në një stallë në Fier

Një pronë private në Peshtat të Fierit është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme. Flakët kanë kapur dengje bari, një stallë dhe mjete bujqësore. Fatmirësisht në momentin e zjarrit, në stallë nuk kishte bagëti.

Zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në pompën vaditëse, ndërsa sipas raportimeve dëmet vlerësohen deri në 10 milionë lekë të vjetra.

Zjarrfikëset kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa grupi hetimor nga ana tjetër po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Published inTë fundit