Policia aksion natën! Heq çadrat e pensionistëve nga plazhi publik

Një tjetër aksion policor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e plazhit publik në Durrës, ku forcat e rendit kanë ndërhyrë për të hequr çadrat dhe shezllonët e vendosur nga qytetarët, përfshirë edhe të moshuarit që e frekuentojnë përditë këtë hapësirë gjatë muajve të verës.

Sipas dëshmive të banorëve, ky veprim është kryer gjatë natës, pa asnjë paralajmërim apo arsye konkrete.

“Gjyshi im është 90 vjeç, vjen çdo vit për tre muaj në Durrës për arsye shëndetësore. Nuk ka fuqi të ngrejë çdo ditë çadrën dhe ta ngulë në rërë. Ky është një turp,” – shprehet një qytetar i revoltuar.

Më shumë se 90% e vijës bregdetare në Durrës është nën kontrollin e subjekteve private, ndërsa hapësirat publike janë gjithnjë e më të kufizuara. Qytetarët thonë se të moshuarit, të cilët nuk kanë mundësi të paguajnë shezllonet me çmime të larta, tani përballen edhe me këtë padrejtësi të re.

Qytetarët kërkojnë ndërhyrje nga institucionet për të mbrojtur të drejtën për akses të lirë dhe dinjitoz në plazhet publike, sidomos për kategoritë më të pambrojtura si të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore.

Denoncimi 1

Nuk ka turp më të madh për këtë qeveri. Vend dhe u heqin shezllonët pleqve natën, thua se ato po prishin punë, ndërkohë që më shumë se 90% e plazhit është pushtuar nga privatët. Harrojnë që janë pleq nga 70- 80 vjeç dhe u është e pamundur të ngrejnë 2 herë në.ditë shezllonët dhe çadrat. Postojeni nëse është e mundur. Faleminderit

Denoncimi 2

Si jeni dje ne darke kane ardhe forca policie kan marre gjithe cadrat publike. Un kam gjyshin 90 vjec i cili rri ne durres 3 muajt e veres se eshte i semure. Nuk ka fuqi te mari me vete cadren cdo dite nga shpia e ta nguli ne rere ky palo shtet

Related Posts

Rëndohet bilanci: Humb jetën shqiptari tjetër i aksidentuar në Itali

Numri i viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi disa ditë më parë në rrugën shtetërore 410 Naro-Camastra, Siçili është rritur. Sot në spitalin Villa Sofia të Palermos,…

Horoskopi ditor, e diel 8 mars 2026

♉ Dashi Dita sjell vrull, iniciativë dhe dëshirë për të marrë situatat në dorë. Në jetën sentimentale ka mundësi për sqarime të rëndësishme ose për përjetime intensive,…

Arbër Hajdari “thumbon” Arbana Osmanin, shpreh hapur simpatinë për Ledion Liçon

Në një episod të fundit të podcastit Allishverishi, të drejtuar nga Gjergj Luca dhe Beldi Mane, opinionisti i “Big Brothet VIP Albania” Arbër Hajdari ka ndarë hapur…

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Trump nuk ndalet, bën paralajmërimin e fortë: Pas Iranit, radhën e ka ky shtet

Presidenti amerikan Donald Trump ka minimizuar shqetësimet për pasojat e konfliktit me Iranin, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të kenë rol në përcaktimin e udhëheqjes…