Dy ditë më parë, JOQ Albania dhe TVA News solli historinë e Elisabeta Çokut që akuzonte burrin për dh unë, teksa tashmë e lodhur nga vuajte kërkonte një strehë për fëmijët e saj, Serxhon që vuan nga leucemia akute dhe vajzën. Pas publikimit të historisë ka reaguar dhe ish-bashkëshorti i Elisabetës, Ilir Aliaj. Në një lidhje online nga Italia, Iliri kërkon që emri i tij të mos përmendet më në media duke theksuar se është ndarë nga Elisabeta prej 8 muajsh dhe ka krijuar një lidhje të re. Edhe pse pranon se ka ushtruar dhunë ndaj saj, e justifikon sjelljen me momente nervozizmi, ndërkohë që përgjegjësinë e ndaj pjesërisht me vetë Elisabetën duke e akuzuar se e ka provokuar.
Ndërhyrja e tij vjen jo për të mohuar dhunën, por për të kërkuar qetësi në një moment që ai thotë se po ndërton një jetë të re. Për akuzat e Elisabetës ndaj tradhtisë bashkëshortore, Iliri ka një interpretim të vetin, sipas tij, dërgimi i mesazheve me një grua tjetër gjatë martesës nuk përbën tradhti, por vetëm një bisedë. Ai nuk sheh asgjë të keqe në këtë sjellje dhe e quan të ekzagjeruar reagimin e ish bashkëshortes për këtë rast në fjalë. Në këtë pikë, kuptimi i besnikërisë duket se merr formë fleksibile, sidomos kur shoqërohet me një fjali të tipit “nuk më linte kur më kapte 5 minutshi im”.
“Unë kam një vajzë, kam motër, kam nënën dhe mua nuk do më vinte mirë në qoftë se një ditë do të më vinte vajza në shtëpi dhe të më thoshte babi më ka rrahur burri nuk është gjë e mirë, pavarësisht se 90 % e fajit është i mi që kam ngritur dorë ndaj Elisabetës, por ajo më çonte në atë pikë që unë të mos logjikoja se çfarë bëja, pas 10 minutash i kërkoja falje. I kërkoja të më linte 5 minuta të qetë sa të qetësohem dhe logjikojë”, u shpreh Ilir Aliaj.
Sa i përket mbështetjes për fëmijët, Iliri thotë se kontribuon financiarisht ashtu siç ka vendosur gjykata dhe se nuk ka mundësi të bëjë më shumë. Në fund ndërsa Elisabeta e shkatërruar që vitet më të bukura të jetës ia fali Ilirit që e pranon dhunën teksa kërkon strehë për fëmijët e saj, Iliri nga ana tjetër kërkon që të mos shqetësohet nga e kaluara, të cilën e pranon, por edhe përpiqet ta relativizojë. Një përplasje mes dy të rriturve që sot nuk e shohin njëri-tjetrin në sy, por që ndajnë ende përgjegjësi për dy jetë të vogla që nuk patën luksin të zgjedhin prindërit e tyre!