“I riu rrezikoi jetën e punonjësve të rendit dhe…”/ Efektivët e Lezhës sqarojnë ngjarjen pasi qëlluan drejt mjetit

Një ngjarje e tensionuar u shënua mesditën e sotme në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, ku një mjet nuk iu bind urdhrit të ndalimit nga policia dhe u qëllua me armë zjarri. Efektivët, me anë të një komunikimi zyrtar sqarojnë se çfarë ka ndodhur.

Efektivët e Njësisë Operacionale për Sigurinë Rrugore ndërhynë menjëherë, pasi drejtuesi i mjetit, një 26-vjeçar nga Lezha, tentoi të largohej me shpejtësi dhe rrezikoi jetën e tyre.

Gjatë ndalimit, në automjet u gjet edhe një armë e ftohtë pa leje. Policia sqaroi se arma e shërbimit u përdor vetëm për të neutralizuar rrezikun e menjëhershëm. Ngjarja po hetohet nga një grup i posaçëm nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës.

Njoftimi i policisë:

Lezhë

Drejtonte automjetin me leje drejtimi të hequr, si dhe tentoi të largohej me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë, por falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale, drejtuesi i automjetit u neutralizua pa pasoja.

Rreth orës 12:00, në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, në vendin e quajtur “Gajush”, shërbimet e Njësisë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe sigurinë e Autostradave, të caktuar me shërbim në Lezhë, i bënë shenjë për ndalim një automjeti që po kryente manovra të rrezikshme për përdoruesit e tjerë të rrugës.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi J. D., 26 vjeç, banues në Lezhë, pas verifikimeve, rezultoi se drejtonte automjetin me leje drejtimi të hequr për një shkelje të mëparshme. Në momentin e verifikimit të shkeljes dhe komunikimit të punonjësit të policisë për ta shoqëruar këtë të fundit për veprime të tjera në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, drejtuesi i mjetit ka refuzuar t’i bindet urdhërave të ligjshëm të punonjësit të policisë dhe me veprimet e tij për t’u larguar, ka paraqitur rrezik qartësisht të dukshëm për jetën e punonjësit të policisë, i cili, në kushtet e rrezikut të drejtpërdrejtë, real dhe të çastit dhe me qëllim parandalimin e një pasojë më të rëndë, përdori armën e shërbimit duke qëlluar në gomën e automjetit që drejtohej nga shtetasi J. D., duke bërë të mundur ndalimin e tij, ku gjatë kontrollit iu gjet edhe një armë e ftohtë pa leje nga organet kompetente.

Ngjarja është menaxhuar pa pasoja për jetën apo shëndetin e qytetarëve dhe punonjësve të policisë.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi J. D., dhe pasagjeri që ndodhej me të, shtetasi E. S., 20 vjeç, të dy banues në Lezhë, janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, ku ndaj drejtuesit të mjetit po kryhen veprimet e nevojshme hetimore për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, të parashikuara nga nenet 291, 236 dhe 279 të Kodit Penal.

Një grup i posaçëm hetimor nga strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit dhe të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, i drejtuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, po kryen të gjitha veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, si dhe kushtet e përdorimit të armës së zjarrit nga efektivi i Policisë, për neutralizimin e drejtuesit të automjetit.

Related Posts

KUJDES! Foshnja 8-ditëshe vd*s pas puthjes së të afërmit/ Nënat NUK DUHET të kenë turp t’jua ndalojnë njerëzve këtë gjë

Më shumë sesa qenië të pavarura në këtë botë, foshnjet janë “zgjatim” i nënës pa të cilën nuk jetojnë dot! Foshnja nuk shkëputet nga kjo e fundit…

Kur do shpërndahen dëmshpërblimet për familjet e përmbytura? Qeveria jep detaje…

Fermerët e dëmtuar nga përmbytjet do dëmshpërblen nga paketa financiare e qeverisë shqiptare. Nga Pogradeci, Ministri i Bujqësisë Andis Salla tha se pas përfundimit të procesit të…

Ministria e Financave njoftim TE RENDESISHEM per pensionistet

Ministria e Financave njoftoi se vetëm disa kategori të caktuara të pensionistëve të Kosovës janë të liruar nga detyrimi për t’u paraqitur rregullisht në zyrat e pensioneve…

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Sot, në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me 83.3 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro…

E rëndë në aksin Krujë-Mamurras! U zunë pas aks*dentit me makinë, i riu G0DET me çekiç në kokë dhe i merr j*tën 50-vjeçarit

Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në aksin rrugor Krujë–Mamurras, ku një konflikt mes dy drejtuesve automjetesh ka përfunduar me…

E ν’rᶏυ me çekiç pas sherrit se kush do kalojë me makinë, të dhëna shqetësuese për ν’rᶏsjen sot në rrugën Thumanë-Krujë

Daljen emrat dhe zbardhen detajet e ngjarjes në Krujë: Sherri dyshohet se erdhi pas përplasjes së makinave, humb jetën 57-vjeçari Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e…