Rinumërimi, mes të tjerash, e nxjerr Berishën budaIIa

Mero Baze

Procesi i rinumërimit në Tiranë i hoqi Partisë Demokratike mbi 600 vota, kundrejt rreth 300 votave që i hoqi Partisë Socialiste. Afërsisht, nëse flasim me gjuhë teknike, PD kishte përfituar dy herë më shumë se sa Partia Socialiste nga numërimi i votave, por praktikisht shifrat tregojnë se ato janë thjesht një gabim njerëzor. Përtej kësaj dhe brenda atij gabimi njerëzor, devijimi i votave ka shkuar dy herë më shumë në favor të PD-së sesa të PS-së.

Duke qenë se Tirana është qarku më i madh i vendit, që përbën afërsisht një të tretën e votave, ai është një “mostër” për gjithë rinumërimin në shkallë vendi, i cili provon se procesi ka pasur integritet, nuk ka pasur devijim votash dhe në ato pak raste që ka pasur, ka qenë në favor të PD-së.

Tani nuk kam ndërmend të debatoj rreth broçkullave të Sali Berishës, por ndaj sjelljes së tij politike gjatë procesit. Deri të shtunën në mbrëmje, madje dhe të dielën në mëngjes, Sali Berisha ishte njeriu më entuziast se procesi zgjedhor do përfundonte me një fitore të thellë të PD-së dhe ai e quajti 11 Majin një ditë të dytë vere për Shqipërinë.

Pra, deri më 11 Maj në drekë ai ka qenë i sigurt dhe publikisht i deklaruar se gjithçka kishte shkuar mirë dhe ai priste votat në kuti.

Tani që dhe procesi i rinumërimit provoi se votat nuk janë devijuar, do të thotë që me vetë deklaratat e Berishës dhe rinumërimin e kërkuar prej tij, zgjedhjet e 11 Majit janë zgjedhjet më të mira të historisë së Shqipërisë.

Meqë tani u pendua që i rinumëroi, ka filluar të përdorë tezën e re, madje ka marrë zvarrë dhe Alimehmetin në këtë pikë, duke thënë që rinumërimi ishte kot, por këta na i kanë marrë votat para 11 Majit.

Tani që votat fitohen para ditës së zgjedhjeve, kjo nuk do mend. Një qeveri apo një opozitë hyn në fushatë që të fitojë votat. Ditën e zgjedhjeve vetëm shprehet vullneti i tyre. Kështu që nuk është se janë duke thënë ndonjë gjë që nuk e di populli shqiptar.

Por meqë ai ka filluar të shpjegohet dhe të thotë që na i “kanë blerë mbështetësit”, dhe na ka maskaruar Sara Mile, atëherë kemi një problem të madh ose me kryetarin e PD-së, ose me mbështetësit e tij.

Nëse PD ka një kryetar si Sali Berisha, që deri të dielën në drekë nuk kupton asgjë se çfarë ka ndodhur dhe thotë që ishte një fushatë e shkëlqyer dhe sot fitojmë, atëherë PD ka një udhëheqës budalla. Mund të ketë një farë justifikimi për shkak të degradimit mendor nga mosha e tij, por edhe kjo është përgjegjësi e PD-së.

Nëse ti e çon partinë në kutitë e votimit duke mburrur fushatën, duke thënë që Edi Ramën e bëra të fshihej vrimave, duke vetëshpallur epërsinë tënde elektorale dhe politike, atëherë i vetmi shans është të të kenë vjedhur votat në numërim. Tani që nga numërimi del gjithçka në rregull, atëherë ose nuk do të pranosh që të urrejnë shqiptarët, ose je një mashtrues që i mendon demokratët budallenj dhe mund t’i gënjesh.

Çfarëdo që të jetë, e sigurt është që PD ka humbur 250 mijë vota, dhe kjo ka ndodhur për shkak të Sali Berishës. Ai pastaj le ta zgjidhë vetë nëse është budalla apo i budallepsur.

Related Posts

Horoskopi ditor, e diel 15 mars 2026

Dashi Nuk do kënaqeni aq sa duhet sot ju te dashuruarit pranë personit qe keni ne krah dhe ka rrezik te kërkoni persona te tjerë. Beqaret nga…

Rëndohet bilanci: Humb jetën shqiptari tjetër i aksidentuar në Itali

Numri i viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi disa ditë më parë në rrugën shtetërore 410 Naro-Camastra, Siçili është rritur. Sot në spitalin Villa Sofia të Palermos,…

Horoskopi ditor, e diel 8 mars 2026

♉ Dashi Dita sjell vrull, iniciativë dhe dëshirë për të marrë situatat në dorë. Në jetën sentimentale ka mundësi për sqarime të rëndësishme ose për përjetime intensive,…

Arbër Hajdari “thumbon” Arbana Osmanin, shpreh hapur simpatinë për Ledion Liçon

Në një episod të fundit të podcastit Allishverishi, të drejtuar nga Gjergj Luca dhe Beldi Mane, opinionisti i “Big Brothet VIP Albania” Arbër Hajdari ka ndarë hapur…

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….