Humbja e një foshnje ende të palindur: Procedim penal ndaj një mjekeje në Spitalin Rajonal të Vlorës

Vlorë – Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në qytetin bregdetar, pas një kallëzimi penal të bërë ndaj një mjekeje në Spitalin Rajonal të Vlorës, për neglizhencë në trajtimin mjekësor që dyshohet se ka çuar në humbjen e një foshnjeje ende të palindur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedim penal ndaj shtetases Marjeta Boraj, 66 vjeçe, e cila ushtron detyrën si mjeke gjinekologe në Spitalin Rajonal Vlorë.

Sipas Policisë, më datë 28 qershor 2025, shtetasi L. H. ka bërë një kallëzim ndaj mjekes, me pretendimin se bashkëshortja e tij ka humbur foshnjën për shkak të neglizhencës në kujdesin mjekësor gjatë procesit të trajtimit pranë këtij institucioni shëndetësor.

Babai i fëmijës ka denoncuar se si pasojë e neglizhencës në trajtimin mjekësor nga kjo mjeke, ka ndërruar jetë foshnja në barkun e bashkëshortes së tij.

Aktualisht, çështja është në duart e Prokurorisë, e cila pritet të hetojë në detaje rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësinë penale të mjekes që shikoni në foto.

Materialet procedurale janë referuar për veprime të mëtejshme hetimore, raporton noa.al.

Ndërkohë, Spitali Rajonal i Vlorës ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me rastin, ndërsa opinioni publik dhe familjarët kërkojnë drejtësi dhe transparencë për humbjen e jetës së foshnjës së palindur. /noa.al

Related Posts

Shenja e horoskopit që hyn në vitin 2026 me portofolin plot – Janari sjell para dhe favore

Sipas astrologjisë, një shenjë e zodiakut pritet ta nisë vitin 2026 me avantazh të dukshëm në planin financiar Çdo fillim viti sjell pritshmëri të reja, por janari…

Sa mandarina duhet të hamë për të marrë një dozë të mirë të vitaminës C?

Sa mandarina duhen për të marrë një dozë të mirë vitamine C? Të vogla, të lëngshme dhe plot energji, mandarinat – këto mandarina të vogla – janë…

Shqipëria në prag epidemie! Rritje e ndjeshme e infeksioneve respiratore, mbi 11 mijë raste në një javë

Shqipëria po përballet me një rritje të konsiderueshme të infeksioneve respiratore, duke iu afruar pragut epidemik të sezonit dimëror. Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Shëndetit…

Makina e djegur në Llogara, vik’tima një ish-efektiv policie

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Llogara në Vlorë, ku një person u gjet i vd’ekur brenda një makine që ishte…

Policia konfirmon: DlGJET drejtuesi brenda mjetit në Llogara

Rreth orës 14:35, pas një njoftimi të marrë në sallën operative të DVP Vlorë, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendit të quajtur Qafa e Llogarasë, ku…

Vd*s shoferi/ Përfshihet nga fIakët një makinë në Llogara!

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë në zonën e Llogarasë, në Vlorë. Dyshohet se një person ka humbur jetën pasi automjeti në të cilin…