Rëfimi i nënës: Më mbeti vetëm 1 djalë, dhe atë ma v’ranë. SPAK në kërkim të Dritan Milanit, erdhi nga Mali i Zi, u h’akmor për vëllanë

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 1 viti më parë e Elis Roshkodolit në Shkodër, dosja e të cilit prej 1 muaji po hetohet nga SPAK, pasi prokuroria e Shkodrës shpalli moskopetencën.

SPAK tashmë ka përqëndruar hetimin tek një konflikt të ndodhur disa vite më parë, ku Elis Roshkodoli, ka qëlluar me armë zjarri ndaj Dritan Milanit, por pa mundur ta vrasë atë. Plumbat kanë plagosur vëllain e tij, Olger Stolaj.

Sipas hetimeve të kryera 39 vjecari Dritan Milani nga Shkodra ka pasur një konflikt të hershëm me Elis Roshkodolin, ndaj të cilit dyshohet se është hakmarë në datën 30 gusht 2024 në vendin e qujatur ish-klubi i Gjuetarëve në Shkodër.

Për shkak të këtij konflikti Roshkodoli herë pas here qëndronte në Elbasan dhe Korçë, duke shmangur Shkodrën.

Por në qytet ai kishte ardhur për të aplikuar për pasaportë dhe sapo të paisej me këtë të fundit, do largohej përfundimisht nga Shqipëria.

Por për lëvizjet dhe planet e tij,janë informuar dhe kundërshtarët të cilët janë mobilizuar me shpejtësi për të realizuar vrasjen.

“Ora News” ka mesuar se nw datën 4 Gusht 2024, rezulton se Dritan Milani ka hyrë nga Mali i Zi në teritorin Shqiptar.
Pikërisht në këtë datë rezulton të jetë vjedhur në Malin e Zi dhe një targë automjeti BRBL680, targë kjo që është përdorur në makinën me të cilën është larguar autori i krimit pas vrasjes së Elis Roshkodolit.

Mjeti tip “Benz-Mercedes” që u përdor në këtë vrasje rezulton i vjedhur në Gjermani në datën në 20 janar 2023 dhe shpallur në kërkim ndërkombëtar në 12 mars 2024.

Sipas Policisë, rezulton se Dritan Milani, ka shumë hyrje-dalje në shtetin e Malit të Zi, ndërsa në Angli ky person ka të rregjistruar një piceri të quajtur “Enzo Pizzeria”.

Për lokalizimin dhe arrestimin e Milanit, janë ushtruar kontrolle në banesë dhe vendosur disa numra në përgjim, por pa sjellë asnjë rezultat.

Aktualisht të vetmit që ndodhen në burg për vrasjen e Elis Roshkadolit, janë Voltan Xhani i arrestuar pak ditë më parë në Durrës, Xhulio Malo dhe Jugert Xhani. Kurse Dritan Milani vijon të jetë në kërkim ndërkombëtar.

Ndaj Milanit është ngritur akuza e “Vrasjes me paramendim” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve”
Ndërsa ndaj Voltan Xhanit dhe Xhulio Malos, akuza e “Trafikimit të mjeteve motorike” e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë si dhe “Sigurimi i kushteve për të kryer vrasje”, e kryer në bashkëpunim,“Grupi i strukturuar kriminal”.

Sipas prokurorisë, Voltan dhe Jugert Xhani, njihen me Dritan Milanin pasi në muajin Prill 2024, kanë udhëtuar jashtë Shqipërisë së bashku me Alket Fushën.

Për vrasjen e Elis Roshkodolit është marë në pyetje dhe nëna e viktimës, Lindita Roshkodoli.

Në rëfimin e saj ajo ka treguar se që prej vitit 1986 jeton pa ndërprerje në qytetin e Shkodrës. Bashkëshortin, Kujtim Roshkodoli, ia kanë vrarë në vitin 1993, një nga djemtë Taulanti, i ka vdekur në aksident para 12 vitesh, ndërsa Elisi ishte djali i vetëm që kishte gjallë.

Nëna e viktimës ka treguar se djali ka jetuar jashtë shtetit dhe ka rreth 1 vit që nuk ka dalë më jashtë shtetit.
Sipas saj, i biri kryesisht zgjohej prej gjumit rreth orës 11-11:30 e rreth orës 12 dilte për të pirë kafe, të cilën e pinte kryesisht në lagjje, ose tek lokal “Natyra” me shokun e tij, Indritin.

“…djali ka dalë për kafe kryesisht në drekë, në darkë nuk ka dalë asnjëherë për të pirë kafe. Kryesisht Elisi, ka jetuar në Elbasan, Korçë, ku ka qëndruar me shokët e tij. Në Elbasan ka ndenjur në një hotel në hyrje të Elbasanit, kryesisht me një shok me emrin, Kristi…”-ka treguar e jëma në polici.

Më tej ajo ka rëfyer në dëshminë e saj se dy javët e fundit djali nuk ka shkuar në Elbasan, sepse po bënte pasaportën, pasi donte të ikte jashtë Shqipërisë.

“…djali kur ishte jashtë Shkodrës kryesisht flinte në hotel. Në Shkodër shoqërohej me Indrit Bekteshin dhe me çunat e lagjjes. Në Elbasan kishte shoqëri tjetër, por kryesisht rrinte me Kristin me numër telefoni 06968XXXX.

Djali nuk i ka shprehur ndonjë shqetësim. Djali ka qenë tip i mbyllur nga natyra, nuk shprehej dhe nuk më ka shprehur ndonjë shqetësim apo problem…”-ka mbyllur rëfimin e saj në polici, nëna e viktimës, Lindita Roshkodoli.

Në vitin 2014, Elis Rroshkodoli së bashku me disa shqiptarë të tjerë u arrestua në Belgjikë për grabitje. Autoritetet belge thanë asokohe se grupi kryente vjedhjet dhe paratë e fituara nga aktiviteti i paligjshëm i transferonte në Shqipëri. Shumat dërgoheshin në familjet e tyre përmes bankave ose gjendje cash.

Disa vite më vonë, Rroshkodolli u përfshi sërish në një ngjarje kriminale. Në vitin 2023, u shpall në kërkim pasi kishte plagosur me thikë pronarin e një klubi nate në Rumani.

Related Posts

Të akuzuarit për sulmin në Banjskë shfaqen në Beograd – ruajnë Presidencën e Serbisë gjatë protestës masive

Një protestë masive është mbajtur dje në Beograd, ku sipas të dhënave preliminare të Arkivit të Tubimeve Publike, janë mbledhur 140.000 persona. Ministria e Brendshme serbe i…

Deputeti gjerman në Bundestag: Të çmontohen strukturat paralele në veri të Kosovës

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Petrit Ajeti, e ka shpërndarë një fjalim të deputetit gjerman, Peter Beyer në Bundestag. Bayer u shpreh se Ballkani Perëndimor duhet të…

Zh’duken pa gjurmë një vajzë dhe një djalë në Tiranë

Një 19-vjeçare dhe një 32-vjeçar janë larguar nga banesat e tyre në Tiranë dhe aktualisht s’ka asnjë gjurmë të tyre. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur…

Bie nga 100 m lartësi, h*mb jetën shqiptari në Itali. Emri

Itali, 29 qershor 2025 – Një shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali, pas një rrëzimi fatal në një zonë malore në veri të vendit. Viktima është…

Rikthehet përnd’jekësi serial i vajzave shqiptare

Rikthehet përndjekësi serial nga burgjet franceze. 35-vjeçari shkodran Fabjan Dodaj nuk po zë mend, teksa vijon me pasionin e tij për të kërcënuar e shantazhuar vajzat shqiptare…

‘Zjarri u përhap në të gjithë tregun për 5 minuta’! Flasin pronarët e dyqaneve në Durrës: Kisha 10 mln lekë mall. Jemi rrënuar

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme tregun industrial në zonën e plazhit të Durrësit, ku ndodhen mbi 20 dyqane që operojnë kryesisht gjatë sezonit…