Rreth orës 19:45 të mbrëmjes së sotme, në lagjen “Skënderbeg” në Lezhë, ka ndodhur një ngjarje shqetësuese. Raportohet se një vajzë e mitur, vetëm 4 vjeçe, është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i banesës ku jetonte, në katin e dytë të një pallati.
E mitura është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore. Gjendja e saj shëndetësore ende nuk është bërë e ditur.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
Autoritetet po verifikojnë nëse bëhet fjalë për një aksident apo për neglizhencë në kujdesin ndaj të miturës. /noa.al