Ambulanca u vonua, qytetarja tregon makthin: Disa djem pushues i shp*tuan jetën babait tim!

Një tjetër denoncim alarmant ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetare që akuzon shërbimin e ambulancës për vonesë ekstreme dhe mungesë të ndihmës së duhur mjekësore në një rast urgjent që ndodhi në plazhin e Gjirit të Lalzit, në zonën “Il Gambero”.

Sipas dëshmisë së qytetares, babai i saj rrezikoi seriozisht jetën pasi pësoi një gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa ambulanca u vonua mbi 30 minuta për të mbërritur në vend. Më shqetësuesja është se mjeti shëndetësor mbërriti pa mjek dhe pa pajisjet e nevojshme për trajtim emergjent.

“Djemtë e rinj që ishin pushues i shpëtuan jetën babait tim. Ishim në panik total. Ambulanca erdhi me vonesë dhe ishte pa mjek, pa ndihmën e duhur. Po jetojmë në një vend ku jeta e qytetarit nuk vlen, dhe shëndeti është në dorë të fatit,” – shkruan qytetarja, teksa shpreh mirënjohjen e thellë ndaj të rinjve që ndërhynë me guxim duke shpëtuar një jetë falë ndihmës që dhanë.

Kjo ngjarje e rëndë vjen vetëm pak orë pas tre tragjedive të tjera që ndodhën këtë të diel në bregdetin shqiptar, ku dy pushues humbën jetën, dy në sektorin Rinia në Durrës dhe një tjetër në Divjakë, ku emëruesi i përbashkët ishte vonesa e ambulancës.

Rasti i parë në Durrës: Pak pas mesditës, një tjetër pushues humbi jetën në një tjetër zonë të bregdetit të Durrësit, pranë sektorit “Rinia”. Sipas dëshmitarëve, ai kishte më shumë se një orë që përpëlitej mes jetës dhe vdekjes, ndërsa ambulanca as nuk i përgjigjej thirrjeve telefonike dhe mbërriti vetëm kur ishte tepër vonë.

Rasti i dytë në Durrës: Një 35-vjeçar humbi jetën teksa pushuesit përreth përpiqeshin ta ndihmonin për mbi 30 minuta. Ambulanca, sipas dëshmitarëve, u vonua gati një orë dhe mbërriti vetëm pasi personi kishte ndërruar jetë. “Vetëm qytetarët e zakonshëm u munduan ta ndihmonin. Nuk kishte as roje plazhi, as staf mjekësor, asgjë. Ambulanca ishte e paarmatosur dhe pa mjek,” – thuhet në një nga dëshmitë.

Rasti në Divjakë: Një 67-vjeçar nga Elbasani ndërroi jetë papritur në shezlong pas një infarkti. Edhe në këtë rast, ambulanca mbërriti me vonesë, ndërsa njerëzit përreth u përpoqën ta reanimonin derisa mjekët më në fund mbërritën, por përpjekjet rezultuan të pasuksesshme.

Këto tre ngjarje tragjike brenda pak orësh zbulojnë një krizë të thellë në sistemin e emergjencës mjekësore gjatë sezonit turistik. Mijëra qytetarë frekuentojnë çdo ditë bregdetin shqiptar, ndërsa shërbimet bazë si ambulanca, mjekët dhe rojet e plazhit, ose mungojnë fare, ose janë të paaftë për të përballuar situatat emergjente.

Apeli i qytetarëve është i qartë: nuk duam më lajme me viktima që mund të ishin shpëtuar nëse ndihma do të kishte ardhur në kohë. Institucionet përgjegjëse duhet të marrin masa urgjente dhe të mos lejojnë që plazhet e vendit të kthehen në skena tragjedish për shkak të neglizhencës.

Related Posts

“Si kukull plastike”/ Farmacistja e ashpër për pamjen e Benitës së BBVK: Është anti-reklamë, turp për ata që e kanë bërë (Video)

Pamja e jashtme e Benitës, banores së “Big Brother VIP Kosova”, ka marrë një kritikë publike dhe tejet të ashpër nga farmaciatja Edita Hyseni. Përmes një reagimi…

Polici i Fierit bën për spital 46-vjeçarin: Pse i bëre “like” motrës sime?

Një ngjarje e rëndë dhune është regjistruar në fshatin Vjosë të Fierit, ku 46-vjeçari Altin Meçaj, emigrant në Gjermani, ka rënë pre e një sulmi brutal mbrëmjen…

Brikena ka qenë e lidhur me Atdheun e “Për’puthen”? Ish-banorja e “Big Brother” bën deklaratën e FORTË

Ish-banorja e “Big Brother”, Olta Sheta, ka qenë sot e ftuar në emisionin “Fan Club”, ku ka komentuar banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big…

E FUNDIT! Pl*goset nga 3 persona biznesmeni shqiptar, largohen me shpejtësi (EMRI+gjendja)

Gazeta Insajderi ka mësuar se personi që mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Pejë është biznesmeni pejan Jeton Buquku. Sipas…

“I bëra motrës së tij një koment në Facebook”, punonjësi i policisë dh*non rëndë babë e bir në Fier

Altin Meçaj, banues në Vjosë njësia administrati Cakra, emigrant në Gjermani, është bërë pre e një sulmi të dhunshëm mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00. Kjo ka…

Rrëzohet aeroplani pas ngritjes nga pista, gjashtë viktima, mes tyre edhe këngëtari i njohur

Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur në Kolumbi. Gjashtë persona, përfshirë këngëtarin e njohur Yeison Jiménez kanë humbur jetën sipas autoriteteve kolumbiane të aviacionit civil, kur…