Nga 1 korriku patrullime të përbashkëta Shqipëri-Kosovë: si do të funksionojë policimi rrugor këtë verë

Firmoset memorandumi Shqipëri-Kosovë për policim të përbashkët rrugor gjatë sezonit veror 2025

Tiranë, 30 qershor 2025 – Në prag të sezonit turistik dhe rritjes së ndjeshme të fluksit të qytetarëve nga Kosova drejt Shqipërisë, Policia e Shtetit dhe Policia e Kosovës kanë firmosur një memorandum bashkëpunimi për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në territorin shqiptar.

Marrëveshja është nënshkruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, drejtues madhor Ilir Proda, dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, duke u konsideruar si një tjetër hap konkret në thellimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve të sigurisë.

Shërbimet e përbashkëta synojnë:

parandalimin e shkeljeve dhe aksidenteve rrugore;

menaxhimin efektiv të trafikut në akset kryesore që lidhin të dy vendet;

shkëmbimin e praktikave më të mira në fushën e policimit rrugor.

Drejtori Proda theksoi se prania e kolegëve nga Kosova përbën jo vetëm ndihmë praktike, por edhe një simbol krenarie për harmoninë mes dy policive. Nga ana tjetër, kolonel Hoxha deklaroi se efektivët e Policisë së Kosovës ndihen të nderuar për mundësinë për të shërbyer krah për krah me kolegët shqiptarë dhe do të angazhohen maksimalisht për arritjen e objektivave të përcaktuara.

Shërbimet e përbashkëta do të nisin zyrtarisht më 1 korrik 2025 dhe do të vijojnë gjatë gjithë sezonit veror. /noa.al

Related Posts

Tr*nditëse: 14-vjeçᶏrja futet e ᶏmᶏtosur në shkollë dhe hᶏp zjᶏrr ndaj nxënësve! (VlDE0)

Një ngjarje e rëndë dhe tr*nditëse ka ndodhur të mërkurën në mëngjes në provincën Mendoza, Argjentinë, kur një vajzë vetëm 14 vjeçe hyri në ambientet e shkollës…

Historike: Në Nju York emërtohet rruga “Isa Boletini” në muajin e Pavarësisë

Presidenti i Shoqatës Shqiptare Amerikane Staten Island, Naser Nika, ka njoftuar të afërmit e familjes së Heroit Isa Boletini dhe gjithë komunitetin shqiptar se Bashkësia Amerikane në…

Përplasen 6 automjete/ Aks*dent në seri pranë kufirit Kosovë- Shqipëri

KOSOVË- Një aksident zingjir ka ndodhur në hyrje të autostradës “Ibrahim Rugova” pranë kufirit Kosovë- Shqipëri. Aksidenti ka ndodhur si pasojë e përplasjes së një automjeti të…

Ju vjen mesazhi në celular: ‘Automjeti juaj është gjobitur’ – AKSK apel qytetarëve: Mos i hapni këto mesazhe në telefonin tuaj

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u ka bërë apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm nga mesazhet që mund të mbërrijnë në telefonat e tyre, pasi kanë…

PI’agosja në Himarë, policia: Nuk u qëIIua me thikë, por u dëmtua aks*dentalisht me mjet mprehës

Ditën e sotme u raportua se një 69-vjeçar ishte plagosur me thikë në gjoks, ngjarje e ndodhur në Himarë. Por policia thotë se 69-vjeçari Përparim Popa është…

Historia e dashurisë që u kthye në tragjedi, influencerja e njohur humb jetën tragjikisht dy ditë pas martesës

Një influencere e njohur ka humbur jetën tragjikisht, vetëm dy ditë pas dasmës së saj në Sarajevë. Ngjarja e rëndë ka kthyer një ditë gëzimi në tragjedi…