Miss Shqipëria e Miss Universe Albania harem për pIeqtë itaIianë, kodoshë dhe trajnim për ESK0RTA, si KRlMl dikton kurorën

Një incident në një motel në Romë, ku një 75-vjeçar italian pësoi një sulm në zemër gjatë aktivitetit seksual me një nga kandidatet shqiptare për miss, ka ngritur dyshime të forta mbi dy eventet më të rëndësishme të bukurisë në Shqipëri, Miss Albania dhe Miss Universe Albania. Disa dëshmi dhe incidenti me të moshuarin italian pas sfilatës së vajzave me kostumet kombëtare, tregojnë anën e errët të konkurseve të bukurisë; me kodoshë, sekserë, maniakë, pazare, pasanikë të moshuar që bëjnë oferta dhe u ‘vënë gishtin’ vajzave, ture erotike të kamufluara, ngacime dhe sulme sekuale të patreguara.

Gjuetia nis që me audicionet, ku ‘gejshat’ e vjetra piketojnë vajzat e bukura dhe të gatshme për t’iu nënshtruar mekanizmit të errët, të egër dhe të pamëshirshëm, për të kaluar nën jargët e pleqve dhe barkmëdhenjve. Më pas vajzat trajnohen nga gjoja kordinatoret artistike se si të bëjnë sfilatë, si të ecin, si të qëndrojnë dhe si të buzëqeshin.

Në këtë moment shfaqet ‘ulkonja e vjetër’, zonja A., e cila dikton rrugën për secilën vajzë, nëse do të pranojë rrugën e suksesit apo rrugën e mundimshme të jetës, si shumica e të rejave në Shqipëri. Kush pranon rrugën e propozuar nga kodoshja i nënshtrohet mësimeve të para se si të tërheqin dhe të argëtojnë një burrë. Kjo është faza e projektimit të haremit për grabiqarët seksualë.

Ndërkaq, pas kurorëzimit të miss-it, në disa raste, qëndron një histori po aq e errët. Disa dosje penale për figura të krimit të organizuar, kryesisht funitorë kokaine, kanë treguar se si në disa raste kurorëzimi i missit është sponsorizuar dhe blerë nga njerëzit e krimit si dhuratë për të dashurat e tyre. Nuk është më aq sekret që konkursi i bukurisë në vitin 2022 u kthye në një rivalitet të paprecedentë mes disa figurave të krimit të organizuar për të shpallur miss të dashurat e tyre. Personazhi që arriti të shpallte miss të dashurën e tij, duke korruptuar dhe kërcënuar organizatorët, tregoi fuqinë e tij mbi të tjerët, pra njëfarë superioriteti.

Related Posts

Gara për kreun e ri të SPAK, ja kush janë emrat e prokurorëve më potencialë që mund të pasojnë Altin Dumanin

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka çelur sot garën për kreun e ri të SPAK, ku kandidatët që duan të marrin pjesë, kanë 3 javë afat për…

“Po ta dinim që do bënim kaq bujë, do shtonim numrin!”, 12 mami shtatzëna në maternitetin ‘Geraldina’ bëjnë dasmën lajm dite

Në maternitetin “Geraldina” ka ndodhur një rast i rrallë dhe mjaft emocionues. 12 infermiere dhe mami janë njëkohësisht në pritje të ëmbël! Një skenë sa e bukur,…

Horoskopi ditor, E Enjte 18 Shtator 2025

Dashi Partneri do iu mbeshtesë ne gjithcka gjatë kësaj dite dhe do iu japë këshilla te vyera. Marrëdhënia me te do jetë edhe me e mirë sesa…

Rrezikoi jetën për të shpëtuar 2 të mitur, shqiptari në Greqi merr nënshtetësinë greke nga vetë kryeministri Mitsotakis

Ledian Gjoka, shqiptari në Greqi i cili u shndërrua në hero pasi shpëtoi nga mbytja në lum 2 fëmijë të vegjël në muajin qershor 2025, më në…

Goditje për kursin valutor/ Euro rrëzohet në nivel rekord, ekspertët paralajmërojnë zhvillime të papritura

Për herë të parë në histori, euro ka zbritur poshtë nivelit mesatar të 97 lekevë, në tregun e brendshëm valutor, madje edhe poshtë niveleve të korrikut apo…

Hapet thesi i madh! Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, rroga mesatarja 1200 euro, ja kur

Panorama.al ka siguruar programin që do të prezantohet ditën e nesërme (18 shtator) në seancën parlamentare në Kuvend. Screenshot_14 Në kapitullin “Puna dhe Kapitali” njerëzor të programit…