’50 mijë euro shpërblim kushdo që e gjen babain’! I zhdukur prej 21 ditës, familjarët kërkojnë ndihmë

TIRANË- 78-vjeçari, Lekë Ndreshaj prej 21 ditësh është zhdukur në rrethana misterioze në fshatin Bzhetë të Malësisë së Madhe. I moshuari kishte shkuar për të marrë pjesë në një ceremoni mortore aty ku është ndjerë keq. Që nga ai moment nuk ka më asnjë gjurmë të tij.

Familja Ndreshaj i ka dërguar një kërkesë zyrtare kryeministrit Rama për ndihmë. Gjithashtu djali i të moshuarit ka vënë në dispozicion shumën prej 50 mijë eurosh për këdo që e gjen babanë e tij. Në letrën drejtuar Ramës, familjarëts shprehen se çdo orë që kalon është jetike. Ata theksojnë se po jeton në ankth dhe kanë nevojë për ndërhyrjen e menjëhershme të tij si përfaqësues i një shteti.

Njoftimi i plotë i familjarëve:

Tiranë, 30 Qershor 2025, Drejtuar: Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë. Lënda: Kërkesë urgjente për ndihmë shtetërore dhe mobilizim për gjetjen e qytetarit Lekë Ndreshaj

I nderuar Z. Kryeministër, Unë, Gëzim Lekë Ndreshaj, banues në Bruksel dhe biri i z. Lekë Ndreshaj, i drejtohem me këtë thirrje publike dhe urgjente për ndihmën tuaj në gjetjen e babait tim, i cili është zhdukur që prej datës 9 qershor 2025 në fshatin Bzhetë, Malësi e Madhe, gjatë pjesëmarrjes në një ceremoni mortore të dajës tim.

Që nga ajo ditë nuk kemi asnjë informacion për vendndodhjen apo gjendjen e tij. Kërkimet tona familjare dhe komunitare nuk kanë sjellë rezultat, ndërkohë që terreni i thepisur dhe mungesa e mjeteve teknike e bën të pamundur vazhdimin efektiv të kërkimeve pa ndihmën e shtetit.

Ju lutem me përulësi të mobilizoni: Forcat e Ushtrisë së Shqipërisë, Strukturat e Policisë së Shtetit, Administratën e Bashkisë së Malësisë së Madhe dhe njësive vendore, Helikopterë dhe dronë të pajisur me kamera termike dhe teknologji të specializuar për kërkim-nxjerrje.

Çdo orë që kalon është jetike. Familja jonë jeton në ankth dhe ka nevojë për ndërhyrjen tuaj të menjëhershme si kryetar i qeverisë dhe si përfaqësues i një shteti që nuk braktis qytetarët e vet në momente të tilla.

Për çdo informacion apo bashkëpunim, ju lutem na kontaktoni në: Email: Lekagezim100@gmail.com, Telefon: +32 456 19 27 20 Me shpresë, dhimbje dhe respekt të thellë, Gëzim Lekë Ndreshaj, Bruksel, Belgjikë

Related Posts

E mban larg mediave, por pa te ska jete! Do habiteni se cfare pune ben gruaja e Arditit

Ata që kanë pasur të paktën një kontakt, e dinë mirë që Anila Beko, apo siç të gjithë e njohim, bashkëshortja e Ardit Gjebreas, të bën menjëherë…

Hajdutët pa pikë mëshire…”/ SHPËRTHEJNË komentet për dasmën në Romë të djalit të Jozefina Topallit: Ministria e Drejtësisë të hetojë…

Dasma e djalit të ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, ka marrë vëmendje të madhe dhe është bërë menjëherë virale në rrjetet sociale. Genar Topalli dhe Cindy Marina…

E detyruar për këto kategori? Bëhen vaksinat për virusin e ri që vjen nga Australia në 22 shtator nis vaksinimi

Ekspertët paralajmërojnë se këtë sezon në Shqipëri pritet të qarkullojë gripi i tipit A dhe B, ashtu siç po ndodh aktualisht në Australi, e cila shërben si…

Mbajeni mend këto data këtë javë! Meri Shehu paralajmëron për të PAPRITURA TRONDITESE!

Yjet janë kujdesur që kjo javë të ketë të mirat, por edhe të papriturat. Në parashikimin për programin “Rudina” në Tv Klan, Meri Shehu thotë se nis…

Moti bënë kthesën drastike në këtë ditë të javës? Lajda Porja bënë parashikimin për 5 ditët e arshshme!

Shqiperi — Sipas sinoptikanes Tanja Porja, vendi ynë do të përjetojë një ndryshim të lehtë të kushteve atmosferike gjatë 24 orëve në vijim, me një rritje të…

Në vitin 1947, dëftesat në shkollat e Shkupit në gjuhën shqipe, si gjuhë e parë zyrtare…

Kjo është një nga dëshmitë që flet për këtë praktikë të zbatimit të gjuhës shqipe qysh në vitin 1947, kur në këtë shkollë normale ishin paralelet me…