Mbyllet zyrtarisht USAID. Rubio: Do të braktisim modelin e bamirësisë. Milionat që përfitoi Shqipëria

Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID, do të ndalojë zyrtarisht zbatimin e ndihmës së huaj. Këtë fakt e ka bërë të ditur Sekretari i Shtetit Marco Rubio, duke shtuar se ndihma e Amerikës në të ardhmen do të jetë e orientuar qartë dhe tepër e kufizuar.

Në një deklaratë që shënon transferimin e USAID-it në Departamentin e Shtetit si pjesë e shtytjes së paprecedentë të Presidentit Donald Trump për të tkurrur qeverinë federale, Rubio tha se SHBA-të po braktisnin atë që ai e quajti një model të bazuar në bamirësi dhe do të përqendrohen në fuqizimin e vendeve për t’u rritur në mënyrë të qëndrueshme.

“Ne do të favorizojmë ato kombe që kanë demonstruar si aftësinë ashtu edhe gatishmërinë për të ndihmuar veten dhe do t’i drejtojmë burimet tona në fusha ku ato mund të kenë një efekt shumëzues dhe të katalizojnë sektorin privat të qëndrueshëm, duke përfshirë kompanitë amerikane, dhe investimet globale”, shkroi diplomati më i lartë amerikan.

Ky model i ri, shkroi ai, do t’i jepte përparësi tregtisë mbi ndihmën dhe investimet mbi asistencën, duke shtuar se do ta vendoste Uashingtonin në një pozicion më të fortë për t’iu kundërvënë Pekinit.

Administrata Trump ka ngrirë dhe më pas ka shkurtuar miliarda dollarë ndihmë të huaj që nga marrja e detyrës, duke thënë se dëshiron të sigurojë që paratë e taksapaguesve amerikanë të shkojnë vetëm në programe që janë në përputhje me politikat “Amerika e Para” të Trump. Shkurtimet kanë mbyllur në mënyrë efektive USAID-in, duke çuar në pushimin nga puna të mijëra punonjësve dhe kontraktorëve të tij.

Sipas një studimi të botuar në revistën mjekësore The Lancet, shkurtimet e thella të financimit për USAID-in dhe çmontimi i tij mund të rezultojnë në më shumë se 14 milionë vdekje shtesë deri në vitin 2030. Ekspertët dhe avokatët e të drejtave të njeriut kanë paralajmëruar kundër shkurtimeve. Financimi i USAID-it ka pasur një rol vendimtar në përmirësimin e shëndetit global, kryesisht të drejtuar drejt vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme, veçanërisht vendeve afrikane, sipas studimit.

USAID shpërndante fonde edhe në vendet e rajonit, përfshirë edhe Shqipërinë. Nga të dhënat që publikoi i dërguari special i Donald Trump për krizat, Richard Grenell, në fillim të këtij viti, rezultonte se organizatat joqeveritare në Ballkan kishin përfituar nga fondet e USAID vlerën prej 1.7 miliardë dollarësh në periudhën 2020-2024. Sipas të dhënave të Grenell, në Shqipëri organizatat joqeveritare kishin marrë 189 milionë dollarë nga USAID për 4 vite.

USAID u themelua në vitin 1961 nga Presidenti Demokrat John F. Kennedy në kulmin e Luftës së Ftohtë me qëllim koordinimin më të mirë të ndihmës së huaj, tashmë një platformë kyçe e politikës së jashtme të SHBA-së në kundërshtimin e ndikimit sovjetik.

Related Posts

Çfarë dënimi ka? Zarf i Zi në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”

Ditën e sotme ka hyrë Zarfi i Zi i parë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”. Vëllai i Madh ka dërguar Zarf…

“Si kukull plastike”/ Farmacistja e ashpër për pamjen e Benitës së BBVK: Është anti-reklamë, turp për ata që e kanë bërë (Video)

Pamja e jashtme e Benitës, banores së “Big Brother VIP Kosova”, ka marrë një kritikë publike dhe tejet të ashpër nga farmaciatja Edita Hyseni. Përmes një reagimi…

Polici i Fierit bën për spital 46-vjeçarin: Pse i bëre “like” motrës sime?

Një ngjarje e rëndë dhune është regjistruar në fshatin Vjosë të Fierit, ku 46-vjeçari Altin Meçaj, emigrant në Gjermani, ka rënë pre e një sulmi brutal mbrëmjen…

Brikena ka qenë e lidhur me Atdheun e “Për’puthen”? Ish-banorja e “Big Brother” bën deklaratën e FORTË

Ish-banorja e “Big Brother”, Olta Sheta, ka qenë sot e ftuar në emisionin “Fan Club”, ku ka komentuar banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big…

E FUNDIT! Pl*goset nga 3 persona biznesmeni shqiptar, largohen me shpejtësi (EMRI+gjendja)

Gazeta Insajderi ka mësuar se personi që mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Pejë është biznesmeni pejan Jeton Buquku. Sipas…

“I bëra motrës së tij një koment në Facebook”, punonjësi i policisë dh*non rëndë babë e bir në Fier

Altin Meçaj, banues në Vjosë njësia administrati Cakra, emigrant në Gjermani, është bërë pre e një sulmi të dhunshëm mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00. Kjo ka…