Skip to content

Policia ndjek një Audi Q8 nga “Myslym Shyri” deri në zonën e ish-Bllokut! 4 makina të përpIasura gjatë ndjekjes

Gjithashtu bëhet e ditur se gjatë ndjekjes, janë përplasur katër makina. Automjeti që drejtonte i arrestuari është i tipit Audi Q8.

TIRANË- Një person është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi dyshohet se mbante me vete një armë zjarri. Konkretisht policia ka ndjekur automjetin nga zona e “Myslym Shyrit” deri në zonën e ish-Bllokut, në rrugën “Andon Zako Çajupi”. Pas ndalimit është sekuestruar një armë zjarri.

Gjithashtu bëhet e ditur se gjatë ndjekjes, janë përplasur katër makina. Automjeti që drejtonte i arrestuari është i tipit Audi Q8. Ndërkohë hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Published inTë fundit