Skip to content

Panik në një fluturim të Ryanair. Pamjet që sjellin pasagjerët janë drithëruese

Një zjarr shpërtheu në një aeroplan të kompanisë në Spanjë gjatë ngritjes – 18 pasagjerë u plagosën, të cilët nga frika u ngjitën në krahët e avionit dhe u hodhën prej andej në pistë.

Skena paniku mbizotëruan në aeroportin e Palma de Mallorca në Spanjë, kur një avion i Ryanair shpërtheu në zjarr.

Sipas vlerësimeve, zjarri që shpërtheu në avion ishte në motor, gjatë përgatitjes për ngritje.

Sipas videove të postuara në rrjetet sociale, pasagjerët e tmerruar u ngjitën në krahët e avionit dhe prej andej u hodhën në pistë.

Deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar për shkaqet e sakta të zjarrit, megjithatë 18 persona janë plagosur. /noa.al

 

Published inTë fundit