E habitshme! Shqiptari merr ftesën e dasmës nga Amerika me 14 vite vonesë

Një ftesë dasme nga Amerika ka mbërritur pas 14 vitesh në kutinë postare të një qytetari nga Durrësi.

Arian Ndoni është befasuar kur këtë të shtunë ka marrë një ftesë për dasmë në kutinë e tij postare.

Deri këtu, gjithçka normale, pasi atij i pëlqen të mbajë korrespondencë me miq të huaj që i ka njohur gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri, por ajo që e bën këtë rast të pazakontë është se… dasma është bërë në qershor të vitit 2011.

“U habita kur pashë ftesën. Një ftesë për dasmë që vjen nga SHBA, por kur lexova datën, s’më besohej. Martesa ka ndodhur në vitin 2011. Sot jemi në 2025. Vetëm sot e gjeta në kutinë time të postës. 14 vite vonesë! Edhe në shishe po ta kishin futur e ta hedhnin në det, si në kohët e vjetra, ndoshta do të kishte ardhur më shpejt”, rrëfen jo pa humor Arian Ndoni.

Ai thotë se ftesa mban në pjesën e pasme qartësisht edhe vulën e tranzitit ku duket data e mbërritjes në Shqipëri, në janar 2011.

Kohë e mjaftueshme për t’u organizuar për të marrë pjesë në festën e kurorëzimit të tyre. Pra, ftesa ka mbërritur në kohë, por diçka ka ndodhur me shërbimin postar nga Tirana në Durrës dhe ftesa ka ngelur rrugëve për plot 14 vjet dhe vetëm tani e ka gjetur rrugën e ka mbërritur në kutinë e tij postare.

Në kohën e teknologjisë dhe komunikimit të menjëhershëm, duket se ftesat-kartolina ende mund të udhëtojnë me ritme “romantike”, por krejt jashtë kohe. “Ata janë martuar, ndoshta kanë bërë dhe fëmijë, ndoshta dhe janë… nuk e di, po nuk është korrekte. Unë sapo mora ftesën dhe kjo situatë ka cenuar dhe komunikimin e raportet e miqësisë për ne që ende e vlerësojmë këtë mënyrë komunikimi “, thotë Ndoni.

Related Posts

Çm*nduri në Tiranë! “Hajde merre vajzën se nuk është e vi*gjër”, dhëndri kujtohet pas një muaji martesë

Daja i një vajze të re të sapomart.uar, dyshohet se kanosi burrin e saj, i cili pas një muaji i martuar u kujtua që natën e parë…

Analisti i njohur tr*ndit: Ja vendimi që ka marrë Belinda Balluku, nga sot ajo..

Në “Shqipëria Live” u diskutua sot kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes, ministres dhe zv.kryeministres Belinda Balluku. Analisti Milaim Zeka bëri një deklaratë të…

E rëndë në Greqi, nëna lë fëmijën 3-vjeçar të vd*së nga uria

Vdekja e një djali 3-vjeçar në Aleksandropolis po merr përmasa tragjike, pasi autopsia tregoi se fëmija vdiq nga arrest kardiak për shkak të dështimit të shumëfishtë të…

Nëna e saj është shqiptare nga Tirana, ndërsa babai i saj është bolivian. Historia e pazakontë e sopranos Carolina López Moreno

17 Dhjetor, 2025 Gjithçka në 5 vjet për Carolina López Morenon. Ajo debutoi si soprano në vitin 2021, ka kënduar për Mehta, Gatti dhe Pappano, dhe në…

Pas kësaj date SJELL FAT TE KEQ! Ja kur duhet hequr pema e Vitit të Ri

Kur festat mbarojnë, të gjithë nisin nga pastrimi i shtëpisë. Ndër të tjera, një rëndësi shumë e madhe i kushtohet heqjes së dekorimeve, të cilat ruhen për…

Prej kohësh e “zhdúkur! Këngëtares Anjeza Branka i ndodh tr*nditja e madhe

Këngëtarja ka prekur fansat e saj, teksa i ka bërë një dedikim të veçantë dhe të ndjerë nënës së saj. Ajo shkruan se kishte frikë që ta…