Vjen lajmi i shumepritur! Ndryshim dr*matik i motit në Evropë dhe Ballkan, fundi i valës së nxehtësisë!

Vala e nxehtësisë në Evropë dhe pjesën më të madhe të Ballkanit po vjen drejt fundit të saj me një ndryshim drastik të kushteve sinoptike në Kontinent.

Rrymat ajrore dhe depërtimi konsistent i ajrit të ftohtë dhe jo-stabil nga veriu në drejtim të jugut favorizojnë kushte dinamike të motit me zhvillime të stuhive të fuqishme të shiut me vetëtima, bubullimë dhe breshër sidomos në Evropën qendrore dhe Ballkanin veriperëndimor.

Në viset tona vala e nxehtësisë do të vazhdojë deri të Martën ku do të “zëvendësohet” nga masa mjaft të freskëta ajrore dhe vende-vende me rrebeshe shiu. Këto reshje në viset tona nuk do të ndikojnë shumë në zbutjen e thatësisë ekstrem.

Reshjet më signifikante pritet të ndodhin nga veriu i Italisë, pastaj në Slloveni dhe veri të Kroacisë, Austri, pjesë të Gjermanisë e Zvicres dhe tuje në drejtim të Evropes verilindore, sepse cikloni Gjenovian nuk do të vjen direkt në drejtim të viseve tona, por do të rrugëtojë në drejtim të verilindjes së Evropës dhe kjo do të na penalizojë në aspektin e reshjeve atmosferike.

Duke filluar nga sot reshje dhe stuhi intensive pritet të ndodhin në veri të Italisë, ndërsa një valë e re reshjesh vjen nga Franca në drejtim të Kontinentit. Reshje më intensive priten që nga Franca, Gjermania dhe Austriia, ndërsa stuhi të fuqishme me potencial dëmtimesh priten në veri të Italisë, potencialisht në pjesë të Sllovenisë dhe Kroacisë.

Ne ende jemi larg këtyre zhvillimeve kryesore, por edhe në viset tona presim zhvillime të izoluara dhe atë kryesisht në zonat kodrinore-malore, prandaj vapa e fortë verore në viset tona do të vazhdojë edhe dy ditë. Të Martën do të kemi fundin e valës së nxehtësisë edhe në territoret tona me rrebeshe më intensive në Mal të Zi dhe veri të Shqipërisë, por rrebeshe kalimtare më të pakta priten edhe në Kosovës.

Të Mërkurën temperatura të freskëta përfshijnë gati të gjitha territoret tona me reshje lokale shiu, por pa reshje të mëdha.

Pra, vala e nxehtësisë po vjen drejt fundit të sigurt, fillimisht në Evropë, pastaj edhe në Ballkan dhe viset tona.

Kjo masë e ftohtë ajrore do të sjellë edhe reshje dhe stuhi të mëdha shiu, por fatkeqësisht për viset tona nuk do të kemi reshje premtuese. Megjithatë, situata mund të zbutet sadopak në disa rajone.

Pas përfundimit të nxehtësisë së madhe disa ditë do të jemi nën ndikimin konstant të masave dukshëm më të freskëta ajrore që vijnë nga Skandinavia, prandaj netët dhe mëngjeset do të jenë shumë të freskëta.

Valë të reja nxehtësie priten në gjysmën e dytë të Korrikut ku potencialisht mund të kemi rrebeshe paksa më të shpeshta verore me vetëtima dhe bubullimë./MeteoBallkan

Related Posts

Aksidenti fatal që i mori jetën futbollistit portugez, policia spanjolle zbulon detaje të reja

Të gjitha provat deri më tani zbulojnë se futbollisti portugez Diogo Jota ishte në timon kur makina e tij u përplas në një autostradë spanjolle dhe dyshohet…

Zbardhet pas 17 vitesh misteri i vr*asjes m*akabre të mësueses në Padova! ADN-ja çon te një grua shqiptare

Falë përparimeve në teknologjinë e analizës së ADN-së, autoritetet italiane kanë rihapur një çështje të pazgjidhur që kishte mbetur në heshtje për 17 vjet: vrasja misterioze e…

Filipinasja rrëfen tm*rrin: Djali nga Vlora më dhυηoi dhe më b’raktisi me djalin 7-muajsh

Një vajzë nga Filipinet, e cila jeton dhe punon në Shqipëri, i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të ndarë një histori tejet të dhimbshme që…

Shembja tr agjike në një restorant në Terracina i merr j*tën një 31 vjeçareje

Një 31-vjeçare humbi jetën pas shembjes së çatisë në një restorant të njohur në qytetin italian të Terracinës. Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin bregdetar të Terracinës…

“Po më filmon mua?!”, polici i veshur si biznesmen shkel haptazi ligjin

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka ngjallur reagime të forta në opinionin publik, duke treguar një punonjës policie në veshje civile, më shumë i ngjashëm…

Torino prezanton me simbolin e shqiponjës blerjen e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare

Ardian Ismajli është lojtari më i ri i Torinos. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare mbërriti dje, më 7 korrik, në Torino, ku iu nënshtrua testeve mjekësore në Institutin…