Sa njerëz janë v_rarë në luftën SHBA-Izrael-Iran dhe sa shtete janë përfshirë?

Këto shifra bazohen kryesisht në njoftimet nga qeveritë, ushtritë, autoritetet shëndetësore dhe shërbimet e ndihmës së shpejtë të vendeve përkatëse

Që nga momenti kur SHBA dhe Izraeli ndërmorën bombardime ajrore të gjera kundër Iranit më 28 shkurt, lufta është përhapur në rajon, duke shkaktuar humbje jetësh në shumë shtete të Lindjes së Mesme.

Për shkak të kufizimeve të vendosura ndaj mediave, Agjencia Franceze thekson se nuk është në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur bilancet që pasojnë.

Këto shifra bazohen kryesisht në njoftime të qeverive, ushtrive, autoriteteve shëndetësore dhe shërbimeve të emergjencës të vendeve përkatëse.

Irani

Ministria e Shëndetësisë kishte njoftuar më 8 mars se mbi 1.200 njerëz janë vrarë, mes tyre rreth 200 gra dhe 200 fëmijë nën 12 vjeç, ndërsa mbi 10.000 qytetarë janë plagosur.

Nuk është publikuar një bilanc i ri i viktimave ditët e fundit.

Sipas OJQ-së HRANA (“Human Rights Activists News Agency”), me seli në SHBA, deri më 17 mars janë numëruar mbi 3.114 të vdekur, prej të cilëve 1.354 civilë, përfshirë të paktën 207 fëmijë, 1.138 ushtarakë dhe 622 persona për të cilët nuk është e qartë identiteti.

Izraeli

Shërbimet e emergjencës dhe autoritetet kanë raportuar gjithsej 15 të vdekur, përfshirë 13 shtetas izraelitë dhe një punëtor migrant nga Filipinet. Mbrëmë vonë, u raportua edhe për një “punëtor të huaj” të vrarë, pa u sqaruar kombësia.

Sipas shërbimeve të ndihmës së parë, rreth 250 persona janë plagosur në Izrael që nga nisja e sulmeve me raketa nga Irani si kundërpërgjigje.

Ushtria izraelite ka njoftuar gjithashtu vdekjen e dy ushtarëve gjatë luftimeve në Libanin jugor kundër Hezbollahut.

Territoret palestineze

Të paktën tre gra palestineze u vranë mbrëmë nga copëza që goditën një sallon parukerie pranë Hebronit, në Bregun Perëndimor të pushtuar, sipas shërbimeve të emergjencës.

Libani

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit, 968 persona janë vrarë që nga rifillimi i përplasjeve mes Izraelit dhe Hezbollahut më 2 mars, përfshirë 116 fëmijë dhe 40 punonjës shëndetësorë. Autoritetet kanë regjistruar gjithashtu 2.432 të plagosur. Mbi një milion qytetarë janë detyruar të zhvendosen. Ushtria libaneze ka njoftuar se 6 anëtarë të saj janë vrarë.

Hezbollahu nuk ka publikuar shifra për humbjet e veta.

Vendet e Gjirit

Autoritetet e disa vendeve të Gjirit dhe komanda qendrore e forcave amerikane (CENTCOM) kanë raportuar gjithsej 28 të vdekur që nga fillimi i sulmeve iraniane si kundërpërgjigje, përfshirë 15 civilë.

13 të tjerët ishin ushtarakë ose pjesëtarë të forcave të sigurisë, përfshirë shtatë amerikanë.

Në Kuvajt janë regjistruar gjashtë viktima: dy ushtarë, dy roje kufitare dhe dy civilë, përfshirë një vajzë 11-vjeçare.

Në Emiratet e Bashkuara Arabe janë raportuar tetë viktima: gjashtë civilë dhe dy ushtarakë që humbën jetën nga rrëzimi i një helikopteri për shkak të një defekti teknik.

Mbrojtja civile në Arabinë Saudite ka raportuar dy viktima civile.

Ministria e Brendshme e Bahreinit ka njoftuar gjithashtu dy viktima.

Qendra e sigurisë detare në Oman ka raportuar vdekjen e një marinari dhe dy punëtorëve migrantë gjatë një sulmi me dronë në një zonë industriale.

Në Katar, Ministria e Brendshme ka raportuar 32 të plagosur, pa asnjë viktimë deri më tani.

Iraku

Të paktën 64 persona janë vrarë në Irak që nga shpërthimi i luftës, sipas një përllogaritjeje të Agjencisë Franceze bazuar në burime zyrtare dhe të grupeve të armatosura.

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi javën e kaluar vdekjen e një nënoficeri francez në një sulm me dronë në zonën e Erbilit, humbja e parë e forcave franceze.

Gjashtë ushtarë amerikanë humbën jetën në rrëzimin e një avioni furnizues ajror KC-135 në Irakun perëndimor.

Grupet e armatosura pro-iraniane në Irak raportojnë 46 anëtarë të vrarë nga sulme ajrore që ia atribuojnë SHBA-së dhe Izraelit.

Organizatat kurde iraniane raportuan vdekjen e të paktën pesë anëtarëve të tyre nga sulme që ia atribuojnë Iranit në veri të Irakut.

Burime kurde raportuan se një roje aeroporti u vra në një sulm me dron në aeroportin e Erbilit.

Zyrtarë raportuan gjithashtu vdekjen e një civili nga copëza rakete në juglindje të Bagdadit.

Sipas burimeve të sigurisë, katër persona u vranë në Bagdad nga një sulm ndaj një shtëpie ku dyshohet se ndodheshin “këshilltarë ushtarakë” iranianë.

Jordania

Sipas ushtrisë, 29 persona janë plagosur nga mbetjet e raketave dhe dronëve iranianë. Nuk janë raportuar viktima.

Siria

Sipas mediave shtetërore siriane, tetë persona u plagosën nga copëza gjatë përplasjeve Iran-Izrael më 9 mars.

SHBA

Forcat amerikane kanë konfirmuar deri tani 13 viktima: gjashtë në Kuvajt, gjashtë nga rrëzimi i avionit KC-135 dhe një në Arabinë Saudite.

Janë raportuar gjithashtu rreth 200 të plagosur në radhët e tyre, përfshirë 10 me plagë të rënda, që nga fillimi i luftës kundër Iranit.

Related Posts

Monika Kryemadhi flet për divorcin: ‘Nuk ia fal kurrë Ilir Metës’!

Monika Kryemadhi ka folur për herë të parë për divorcin me Ilir Meta, duke shpjeguar se marrëdhënia e tyre u ndërlikua nga prapaskenat politike dhe ndikimi i…

E rëndë: 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit, përfundon në spital

POGRADEC – Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Pogradecit, ku një vajzë 10-vjeçare është sulmuar nga qeni i një fqinji, në…

Horoskopi ditor, e premte 20 mars 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do hyje ne një faze edhe me te bukur gjate kësaj dite. Do merreni me tepër me atë qe keni ne krah…

Mbledhja e qeverisë, Rama bën ndryshime në kabinet, zbulohen detajet

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot një ndryshim të rëndësishëm në radhët e kabinetit qeveritar, duke emëruar Anisa Rusetin në postin e zv.ministres së Brendshme. Ky vendim…

E bujshme! Veliaj përplaset me oficerët e burgjeve, ajo çfarë ka kërkuar do iu habise

Më datë 11 Mars, mediat raportuan se 61 mijë faqe materiale nga dosja i janë dorëzuar kryebashkiakut Erion Veliaj në Burgun e Durrësit. Në fakt, e vërteta…

“U prehtë në paqe, dhimbje e thellë”- Humbi jetën në aksidentin e djeshëm në rrugën Korçë-Maliq, Burgu i Drenovës bën postimin prekës për efektivin Krenar Çekiçi!

Një ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në rrugën Korçë-Maliq, ku humbi jetën tragjikisht në aksident efektivi i Policisë së Burgut, Krenar Çekiçi, sot (19 mars),…