“Më dëgjo, o Kryeministër!” Qytetarja p*rplaset me policinë për t’u afruar te Rama, ja premtimi që i bëri Kryeministri

Një situatë e pazakontë është shënuar sot në qytetin e Vlorës gjatë vizitës së Kryeministrit Edi Rama. Një qytetare ka ndërhyrë mes eskortës së kryeministrit dhe forcave të sigurisë, duke këmbëngulur të flasë drejtpërdrejt me kreun e qeverisë.

Pavarësisht tentativave të policisë për ta larguar, gruaja nuk është tërhequr dhe ka vazhduar të thërrasë me zë të lartë derisa Kryeministri Rama ndaloi dhe iu afrua për ta dëgjuar.

“O Edi, o Edi”, dëgjohet të thërrasë vazhdimisht e moshuara.

Gazetari i Euronews Albania Algert Harizaj raportoi se zonja ka arritur të tërheqë vëmendjen e kryeministrit Rama. Harizaj shton se zonja kishte rreth një orë që priste ta takonte. Problemi i saj qëndronte me shtëpinë e saj lidhur me hapësirat dhe tokat. E moshuara ka insistuar duke u shtyrë fizikisht me policët e bashkisë, derisa ka arritur ta takojë kryeminsitrin Edi Rama për ti shpalosur shqetësimin e saj.

Pas një bisede të shkurtër, Rama i kërkoi zonjës që të paraqesë shqetësimin e saj pranë kryetarit të Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, duke premtuar se do të merret në shqyrtim.

Ngjarja është bërë virale në rrjetet sociale dhe ka ngjallur reagime të ndryshme për mënyrën si qytetarët kërkojnë zgjidhje për problemet e tyre dhe aksesin e tyre te përfaqësuesit e lartë të qeverisë.

Kryeministri Edi Rama ka përfunduar takimin në Bashkinë e Vlorës, aty ku u prit nga drejtuesi politik i qarkut Bledi Çuçi dhe kryebashkiaku Ermal Dredha, me të cilët zhvilloi një mbledhje këtë të hënë bashkë me deputetë të këtij qarku.

Ndërkohë, pas daljes nga strukturat e Bashkisë Vlorë, kreu i qeverisë u takua me disa qytetarë, të cilët po e prisnin jashtë ambienteve të godinës. Më pas, ai ka kryer inspektime në ‘Muradie’, teksa ka bërë edhe një herë thirrje për bizneset që të lirojnë hapësirat publike.

Nuk dihen ende detajet e këtij takimi, megjithëse më herët, burime për mediat bënë me dije se në fokus ishin një sërë temash të rëndësishme, si ajo e lirimit të hapësirave publike. Lidhur me këtë, kryeministri ka dhënë një ultimatukm 48-orësh për bizneset në zonëne Lungomares për të liruar trotuaret.

Kryeministri Edi Rama ka paralamëruar një tjetër mbledhje me kryetarët e bashkive.

Burime për mediat bëjnë me dije se mbledhja do të zhvillohet më 9 korrik, teksa nuk jepen të tjera detaje. Mësohet se takimi do të zhvillohet në një prej qyteteve bregdetare.

Vlen të theksohet se kjo vjen pas kërkesave të fundit të kryeministrit në lidhje më problematikat e pushtetit vendor dhe ato të sezonit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Sherr me thika mes adoleshentëve, 19-vjeçari që..

Një tjetër konflikt mes adoleshentësh ka përfunduar me përdorimin e thikës në Kuçovë. Dy të rinj janë përfshirë në një sherr, ku për pasojë ka mbetur i…

Futbollisti humb j*tën tragjikisht në fushë, dyshohet për ‘praktikë magjie’!

BURUNDI – Igiraneza Aimé Guéric, mesfushor i Les Guêpiers du Lac, një klub i divizionit të dytë në Burundi, vdiq tragjikisht pas një ndeshjeje kundër LLB Amasipiri…

Shuhet një tjetër aktor i serialit ‘Friends’, humbi Iuftën me k*ncerin

Një tjetër aktor i serialit më të famshëm komik në botë, “Friends”, ka ndërruar jetë në moshë të parakohshme. Media amerikane raporton se ka vdekur Pat Finn…

Dora e vogël që Iufton për jetën — mrekullia 24-javëshe që prek zemrat e njerëzimit

Duke u kapur pas jetës! Kjo pamje tregon një moment jashtëzakonisht prekës të një foshnjeje të lindur para kohe, vetëm në javën e 24-të të shtatzënisë, me…

Në moshën 8-vjeçare ia hoqën gjysmën e trurit — sot po bën diçka që mjekët thanë se ishte e pamundur

Në moshën vetëm 8 vjeç, asaj iu hoq gjysma e trurit — dhe kundër çdo parashikimi, ajo dëshmoi se asgjë nuk mund ta ndalë. Christina Santhouse përballej…

Mjekët i thanë “s’është asgjë serioze”, por nëna nuk u bind — e vërteta që i shpëtoi jetën bebes 9-muajshe

Nuala ishte vetëm 9 muajshe kur nëna e saj vuri re diçka të pazakontë — sytë i ishin skuqur dhe të ënjtur, dhe gjendja nuk po përmirësohej….