Një trup i dek’ompozuar është gjetur në Kolonjë/ Dyshohet se ka qëndruar rreth 6 muaj në vendin e ngjarjes

Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në fshatin Shtikë të Kolonjës, ku është gjetur trupi i dekompozuar i një personi, pranë stacionit elektrik të zonës.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima është mashkull, por për shkak të gjendjes së rënduar të trupit, identiteti nuk është konfirmuar ende.

Burime nga policia bëjnë me dije se nga këqyrja e parë e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime që mund të jenë shkaktuar nga faktorë të jashtëm. Dyshohet se trupi ka qëndruar për rreth 6 muaj në vendin ku është gjetur, çka e ka bërë të vështirë edhe identifikimin.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 15:00, dhe aktualisht grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, duke punuar për të sqaruar shkaqet e vdekjes, për identifikimin e viktimës, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje misterioze.

Autoritetet kanë nisur hetimet dhe pritet që pas analizave mjeko-ligjore të jepen më shumë detaje mbi identitetin dhe shkakun e vdekjes.

Related Posts

Rrëshqitje dheu vd*kjeprurëse dhe shira të rrëmbyeshëm, raportohet për 15 vik*ima! Uji merr para banesa dhe biznese

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën, ndërsa 16 të tjerë rezultojnë të zhdukur si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe rrëshqitjes së dheut që goditën zonën…

Prisni daten 18 shtator, keto shenja do bejne namin

Kjo javë sjell energji të përziera, por disa shenja janë të favorizuara veçanërisht nga yjet. Dashuria, puna dhe shëndeti gjejnë një ekuilibër të ri, duke i dhënë…

E detyruar për këto kategori? Bëhen v*ksinat për virusin e ri që vjen nga Australia, në 22 shtator nis v*ksinimi

Ekspertët paralajmërojnë se këtë sezon në Shqipëri pritet të qarkullojë gripi i tipit A dhe B, ashtu siç po ndodh aktualisht në Australi, e cila shërben si…

Tr*gjedi! 14-vjeçari i jep fu*d jetës, arsyeja do tju përlotë

Një 14-vjeçar i mori jetën vetes në dhomën e tij, një ditë para se të rifillonte shkolla. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Itali dhe autoritetet kanë…

Dy ëngjëj të vegjël po lu*ftojnë me vd*ekjen, prindërit u luten shqiptarëve për ndihmë

KLIKO KËTU PËR TË DHURUAR Një apel i dhimbshëm vjen nga dy nëna të reja, të cilat po kalojnë ditët dhe netët mes lotësh në spital, duke…

Ky është turisti që humbi jetën në Valbonë. Ishte duke eksploruar zonën kur rrëshqiti dhe ra në një terren të thepisur

Personi në foto është turisti holandez i cili sot humbi jetën pasditen e sotme në Luginën e Valbonës. Pas kësaj ngjarje tragjike janë zbardhur detaje të reja….