Temperaturat e larta, Greqia urdhëron pushime nga puna

Prej së dielës, një valë e të nxehtit ka përfshirë disa rajone të Greqisë, me temperatura që parashikohet të tejkalojnë 40 gradë Celsius deri të enjten. Si përgjigje, autoritetet kanë urdhëruar ndërprerje të detyrueshme të punës në orët më të nxehta të ditës në zonat më të prekura. Ministria e Punës ka ndaluar kryerjen e aktiviteteve fizike në ambiente të hapura dhe shpërndarjen e ushqimeve nga ora 12:00 deri në 17:00, duke kërkuar gjithashtu që punëdhënësit të ofrojnë mundësi për punë në distancë aty ku është e mundur.

Masat do të zbatohen kryesisht në pjesën qendrore të vendit dhe në disa ishuj, ku temperaturat pritet të arrijnë nivele më të larta, ndërsa në Athinë nuk është ndërmarrë ndonjë hap i jashtëzakonshëm, pasi situata konsiderohet brenda normales sezonale. Sipas meteorologëve, ditët më të nxehta do të jenë e marta dhe e mërkura, ndërsa nga fundjava pritet një rënie e lehtë e temperaturave në rreth 35 gradë Celsius. Sipas REL, në zonat bregdetare dhe ishuj, nxehtësia do të jetë më e butë, me rreth 3-5 gradë më pak sesa në zonat e brendshme të vendit.

Për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve, autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar, duke rekomanduar shmangien e ekspozimit në diell gjatë mesditës, hidratim të shpeshtë, konsum ushqimesh të lehta dhe shmangie të aktiviteteve fizike në natyrë. Komunat në disa qytete kanë hapur ambiente me ajër të kondicionuar për të strehuar personat më të rrezikuar, si të pastrehët apo ata pa kushte për freskim. Nxehtësia ekstreme është përhapur edhe në pjesë të tjera të Evropës dhe rajonin e Ballkanit, duke shtuar shqetësimet për ndikimin në shëndet dhe ekonomi.

Related Posts

Edi e nxjerr zbuluar pa dashje produksionin

Hyrja e Ludo Lee, trazoi lojën e Edit në BBVK. Ai po gjykohet se po bëhet avokat I Edit duke mbështetur lojën e tij. Në bised se…

“Është vetëm çështje kohe”, paralajmërim i fortë: Drejtësia do të arrijë tek kryeministri, pritet …

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Mundësia, Barbara Doda, e ftuar në një emision televiziv, komentoi zhvillimet e sotme në Këshillin e Mandateve në Kuvend, të cilit SPAK…

Zbulohet SHIFRA/ Rritet paga minimale, ja sa do të jetë nga 1 Janari

Agjencia për Media dhe Informim ju bën me dije vendimet e miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë datë 19.12.2025 Paga bazë minimale mujore për punonjësit në…

Ndahet nga jeta papritur gazetari i njohur shqiptar, figure e shquar dhe shume e dashur

Një lajm i trishtë për botën e medias në Shqipëri. Gazetari Marin Nikolla ka ndërruar jetë në moshë fare të re në Spitalin Nënë Tereza, pas një…

Rama flet troç për Linda Ramën: U bëra burrë 24 karat, ja çfarë më dha ajo, që gratë tjera nuk ma dhanë dot

Momenti më i rëndësishëm në jetën e Edi Ramës, është dita kur Linda pranoi që të ishte gruja e tij. Kështu deklaroi kryeministri në një intervistë për…

Te henen ‘çm*nden’ temperaturat, njihuni me parashikimin e motit nga sinoptikania Lajda Porja

Këtë të premte vendi ynë parashikohet me mot të paqëndrueshëm me vranësira mesatare deri ne reshje debore si dhe alternime kthjellimesh. Sinoptikania e Meteoalb, Lajda Porja, në…