Panik në qytet! Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin Aurillac në Francë, ku dhjetëra kalimtarë janë sulmuar papritur nga një tufë bletësh, duke shkaktuar panik dhe lëndime të shumta me 24 të lënduar tre prej të cilëve në gjendje kritike.

Kalimtarët u pickuan për rreth 30 minuta të dielën në mëngjes, sipas prefekturës Cantal. Zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore u ofruan ndihmën e parë të plagosurve, ndërsa policia vendosi masa sigurie derisa sulmi i bletëve u ndal, sipas Guardian .

Tre personat në gjendje kritike u dërguan në një spital lokal . Pierre Matonnier, kryebashkiaku i Aurillac, i tha BFM TV të hënën se gjendja e tyre ishte përmirësuar. Sipas Matonnier, një burrë 78-vjeçar pësoi një arrest kardiak dhe u ringjall me anë të CPR-së.

Kryebashkiaku tha se incidenti mund të lidhet me grerëzat që kërcënonin një koshere bletësh të instaluar në çatinë e një hoteli më shumë se një dekadë më parë, duke bërë që bletët të bëheshin agresive.

Toger Michel Caillat, kreu i departamentit lokal të zjarrfikësve, tha se nuk kishte përjetuar kurrë një sulm të tillë.

“Sa i përket numrit të viktimave, panikut që mbizotëronte midis njerëzve dhe ashpërsisë së disa prej lëndimeve, ishte tronditëse”, tha ai.

Related Posts

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri

Tiranë- Në Shqipëri janë disa qytete që konsiderohen si “pikat e nxehta” sa u takon temperaturave të larta. Anira Gjoni, specialiste në Institutin e Gjeoshkencave tha në…

Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet i fortë ka goditur Kretën pak minuta më parë. Mediat greke bëjnë me dije se forca e tërmetit ka qenë me magnitudë 5. Epiqendra e…

Rasti i rrallë në Tiranë: I riu akuzon të dashurën se e rrahu në makinë

Dhuna në familje vijon të përshkallëzohet në mënyrë shqetësuese në kryeqytet. “Vetëm gjatë fundjavës, në komisariatet e policisë së Tiranës janë denoncuar 25 raste dhune familjare, një…

Horoskopi ditor, e martë 8 korrik 2025

Dashi Nëse jeni ne çift mos merrni vendime impulsive gjate kësaj dite sepse shume shpejt do pendoheni. Nëse keni pasur probleme te mëdha nuk duhet te ndaheni…

Agron Shehaj tr*ndit: E rende në Durrës: Vajza 4-vjeçare del nga deti “e mbuluar” nga nafta, cfare i ndodhi (Video)

Deputeti Agron Shehaj ka postuar në rrjete sociale një video të kandidates për deputete të “Partia Mundësia” në Durrës, Jonida Meçe, e cila denoncon ndotjen e lartë…

”‘Jam mirë falë jush’ – Flori na bën të qajmë me mesazhin që prek zemrat e çdo shqiptari” ( VIDEO )

Faleminderit që më doni.” Pas një mungese të gjatë që shqetësoi shumë fansa, Flori Mumajesi ka reaguar më në fund me një video që i ka prekur…