Meteorologu Osmani paralajmëron: Bëhuni gati për nesër, ja ç’do të ndodhë me temperaturat

Hakil Osmani, specialist në Meteoalb tha në një intervistë se dita e sotme ka nisur me temperatura më të ulëta se ditët e kaluara, ndërsa nga sot pritet të ketë reshje shiu, të cilat do të kulmojnë nesër me rrebeshe të forta në disa zona të vendit.

“Dita e sotme ka sjellë një rënie të lehtë të temperaturave të ajrit që në orët e para të mëngjesit, ku në qytetet e zonave malore të kemi një temperaturë rreth 14 gradë celsius.

Ndërsa rreth mesditës do të kemi një rënie më të ndjeshme të temperaturave të ajrit në zonat veriore me rreth 3 gradë. Ppo ashtu në zonat e mesme dhe jugore do të kemi një rënie me 1 apo 1.5 gradë celsius, duke bërë që maksimumet në zona të jenë rreth 37 apo 38 gradë celsius.

Një rënie më e ndjeshme e temperaturave do të jetë ditën e nesërme, duke bërë që minimumet të pësojnë rënie me 3-4 gradë, ku temperaturat të jenë me 10 – 11 gradë celsius në zonat malore; ndërsa në Ultësirën Perëndimore do të luhaten nga 14 – 26 gradë celsius. Por rreth orëve të mesditës do të rënia më e ndjeshme e temperaturave me të paktën 5 gradë celsius në të gjithë territorin e vendit, ku temperaturat maksimale të regjistrohen në 32-33 gradë celsius në zonët përreth Fierit, ndërsa në vendet e tjera do të jetë rreth 27-31 gradë celsius, ndërsa në zonat malore në 24-25 gradë celsius.

Por jo vetëm dita e mërkurë, por edhe dita e enjte do të jetë me temperatura të freskëta. Duke filluar nga e premtja më pas do të kemi një rritje të temperaturave që do të shoqërohen gjatë gjithë fundjavës, ku pritet të shkojnë në vlerat 36037 gradë celsius.

Kjo rënie e temperaturave të ajrit do të shoqërohet me vranësira të shpeshta që janë parë gjatë orëve të para të mëngjesit, dhe duke qenë se do të kemi prezencën e lagështirës në ajër, sot dhe të mërkurën do të kemi dhe reshje shiu, ku dita e sotme do të ketë reshje më të pakta, ndërsa të mërkurën do të jenë më të shpeshta duke qenë se prania e lagështirës do të jetë më e madhe”, u shpreh ndër të tjera sinoptikani Hakil Osmani, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Hapet thesi i madh! Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, rroga mesatarja 1200 euro, ja kur

Panorama.al ka siguruar programin që do të prezantohet ditën e nesërme (18 shtator) në seancën parlamentare në Kuvend. Screenshot_14 Në kapitullin “Puna dhe Kapitali” njerëzor të programit…

“Në shtrat dua shumë…”/ Njihuni me vajzën e “Për’puthen” që ‘te*rrorizoi’ djemtë: Erdha për hakmarrje, nuk dua brekëgrisur…

Programi i dashurisë, “Për’puthen”, ka startuar të hënën sezonin e shtatë, e menjëherë ka nisur prezantimi i djemve dhe i vajzave konkurrente. Një prej konkurrenteve vajza është…

Mandati i katërt, zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, rroga mesatare 1200 euro deri në 2030

Panorama.al ka siguruar programin që do të prezantohet ditën e nesërme (18 shtator) në seancën parlamentare në Kuvend. Screenshot_14 Në kapitullin “Puna dhe Kapitali” njerëzor të programit…

E mban larg mediave, por pa te ska jete! Do habiteni se cfare pune ben gruaja e Arditit

Ata që kanë pasur të paktën një kontakt, e dinë mirë që Anila Beko, apo siç të gjithë e njohim, bashkëshortja e Ardit Gjebreas, të bën menjëherë…

Hajdutët pa pikë mëshire…”/ SHPËRTHEJNË komentet për dasmën në Romë të djalit të Jozefina Topallit: Ministria e Drejtësisë të hetojë…

Dasma e djalit të ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, ka marrë vëmendje të madhe dhe është bërë menjëherë virale në rrjetet sociale. Genar Topalli dhe Cindy Marina…

E detyruar për këto kategori? Bëhen vaksinat për virusin e ri që vjen nga Australia në 22 shtator nis vaksinimi

Ekspertët paralajmërojnë se këtë sezon në Shqipëri pritet të qarkullojë gripi i tipit A dhe B, ashtu siç po ndodh aktualisht në Australi, e cila shërben si…