A e shkakton stresi ka*ncerin? Befasojnë shkencëtarët!

Disa ekspertë tani thonë se dëshmitë e reja për ndikimin e stresit në trup do të thotë se nuk do të ishte befasuese nëse ekziston një lidhje midis stresit dhe kancerit. Prof.Melanie Flint nga Universiteti i Brighton, e cila studion ndikimin e hormoneve të stresit në kancer, thotë: “Ka shumë përparim në këtë fushë dhe mendoj se nuk mund ta përjashtojmë kontributin e stresit në zhvillimin e kancerit. Mendimi im është se stresi me të vërtetë kontribuon, si në shfaqjen e kancerit, ashtu edhe në përhapjen e tij kur tashmë shfaqet, por është një faktor kontribues, dhe jo domosdoshmërisht shkaktar i drejtpërdrejtë.” Duket se disa studime që kanë ndjekur popullata të mëdha me kalimin e kohës e mbështesin këtë ide.

Një hulumtim me 10.000 gra në Finlandë, që zgjati 15 vjet, zbuloi se ato që kishin përjetuar një trishtim të thellë kishin më shumë gjasa të zhvillonin kancer të gjirit brenda pesë viteve. Ekspozimi ndaj stresit në vendin e punës lidhet me një rrezik më të madh të kancerit të prostatës tek meshkujt nën 65 vjeç dhe megjithëse në masë më të vogël, edhe me kancerin e gjirit tek gratë. Megjithatë, studime të tjera të ngjashme, përfshirë analizat e provave të cilësisë më të lartë, nuk tregojnë asnjë lidhje. Pjesë e problemit, sipas profesorit Trevor Graham, drejtor i Qendrës për Evoluim dhe Kancer në Institutin për Kërkime të Kancerit, është fakti se stresi shpesh shoqërohet me sjellje të tjera që gjithashtu rrisin rrezikun për kancer.

“Jeta me stres shpesh lidhet me shumë faktorë të tjerë rreziku për kancer, siç janë pirja e duhanit, konsumimi i tepruar i alkoolit, mungesa e aktivitetit fizik dhe ushqimi jo i shëndetshëm, prandaj është e vështirë të ndahet se cili është shkaku i vërtetë”-shpjegon ai. “Stresi shkakton lirimin e hormonit të stresit, kortizolit. Stresi dhe kortizoli mund ta shtypin sistemin imunitar”-thekson profesoresha Flint. Shkencëtarët gjithashtu kanë provuar të imitojnë në laborator efektin e stresit në qeliza, gjë që ka treguar se stresi mund të dëmtojë ADN-në dhe të shkaktojë ndryshime në qeliza të cilat, nëse riprodhohen, mund të zhvillohen në kancer. Por, meqë stresi është i vështirë të përfaqësohet saktë në kushte laboratorike, kjo ndoshta nuk është një tregues i besueshëm i asaj që ndodh realisht në trupin e njeriut, thekson profesori Graham.

Related Posts

Hëna e plotë më 10 korrik do të sjellë mundësi të shkëlqyera për këto tri shenja të horoskopit

Sezoni i Gaforres filloi më 20 qershor, kur Dielli kaloi dy javët e fundit. Ditët e para të sezonit paralajmëruan një cikël të ri hënor, i cili…

T’ragjedi në aeroportin e Bergamos, një burrë v’des pasi u thith nga motori i avionit

Një incident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aeroportin Orio al Serio të Bergamos, ku një burrë ka humbur jetën pasi është thithur nga motori i…

Horoskopi ditor, E mërkurë 9 korrik 2025

Dashi Saturni do iu ndihmoje t’i zgjidhni te gjitha problemet e jetës ne çift gjate kësaj dite dhe te jetoni me te qete. Nga ana tjetër do…

Mᶏsᶏkɾoi bashkëshorteη me thιkë nga xheIozιa, dëηohet me bυɾg pëɾjetë shqiptari në Greqi

Gjykata e Apelit në Greqi ka konfirmuar burgimin e për jetshëm për 44-vjeçarin Florand Shehu i cili në korrik të vitit 2021 v’rau me gj’akftohtësi bashkëshorten e…

Nuk dorëzohet gjyshja që donte të takonte Ramën në Vlorë: ‘Do t’i shkoj në Tiranë’

Katina Thanasim 82-vjeçarja e cila kërkonte që të takonte kryeministrin Edi Rama tregon arsyen pse këmbënguli për të takuar Edi Ramën edhe pse truprojat tentuan ta pengonin…

I dogji makinën fqinjit të tij, arre’stohet burri në Tiranë (VIDEO)

Një 60-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi dyshohet se për qëllime të dobta dogji automjetin e fqinjit të tij. Policia bën të ditur…