Banori i Thethit shp*rthen në lot: Vetëm të vd*s më ka mbetur, toka ime ne shekuj, ja si na mashtruan (Video)

Në pritje të vijimit të aksionit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) për heqjen e objekteve në Theth, një banor i fshatit shpërtheu në lot këtë të mërkurë, duke shprehur dhimbjen dhe frikën për të ardhmen e tij.

Me lot në sy, ai tha se po rrezikon të humbasë shpenzimet e gjithë jetës, pasi autoritetet i kanë njoftuar se do t’i prishin shtëpitë e drurit, pa beton e pa asgjë tjetër, që i ka ndërtuar vetë në tokën e tij. “Leje kemi kërkuar, por na thanë të presim. Toka është e imja, brez pas brezi,” tha ai.

Banori u shpreh i shqetësuar se pas prishjes së objekteve do të përfundojnë në rrugë dhe kërkoi ndihmë nga shteti, duke kujtuar se vetë institucionet e kanë inkurajuar të investojë në fshat, por tani nuk po i lejojnë. “S’ka beton fare, vetëm dru,” tha ai duke theksuar se shtëpitë janë ndërtuar në mënyrë tradicionale dhe të thjeshtë.

Në fund të fjalës së tij, ai shprehu dëshpërimin më të madh: “Ka mbetur vetëm të vdes tani.”

Situata në fshatin turistik të Thethit është tensionuar këtë të mërkurë, ku banorët kanë bllokuar hyrjen kryesore për të penguar vijimin e aksionit të IKMT-së për heqjen e disa objekteve të vendosura në tokat e tyre.

Banorët janë pozicionuar në urën hyrëse të fshatit, duke formuar një kordon njerëzor për të ndaluar hyrjen e forcave të IKMT-së dhe Policisë së Shtetit.

Ata kanë bërë thirrje që të mos preken nënat, gratë dhe familjarët e tyre, ndërsa shprehen se do të qëndrojnë aty për të mbrojtur pronat dhe jetesën e tyre.

“Mos prekni nënat tona, ndalni aksionin,” kanë thirrur banorët, duke kërkuar ndërhyrjen e shtetit për të ndaluar prishjen e objekteve që, sipas tyre, janë ndërtuar në tokën e tyre dhe pa elementë betoni, vetëm me materiale druri tradicionale.

Kujtojmë që këtë të mërkurë banorët e fshatit turistik Theth kanë bllokuar hyrjen në urën kryesore që çon në fshat, në shenjë proteste dhe kundërshtie ndaj vijimit të operacionit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Ky aksion ka nisur para dy ditësh me qëllim heqjen e objekteve e vendosura në mënyrë të paligjshme, kryesisht ato të përshtatura për bujtina turistike.

Operacioni i IKMT nisi pas denoncimit të kryeministrit Edi Rama, i cili kritikoi ashpër edhe veprimet e prokurores së Shkodrës, që sipas tij, nuk kishte nisur çështje penale për këto objekte. Të hënën, në qendër të fshatit IKMT ndërhyri për të hequr 12 kabina të vendosura pa leje.

Banorët shprehin shqetësimin për pasojat që do të sjellë heqja e objekteve në zhvillimin turistik dhe ekonominë lokale, duke kërkuar një dialog të hapur me autoritetet, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Lajm i mirë për familjet shqiptare! Rama miraton “ligjin e ri”, përfitojnë mbi 307 mijë shtetas

Qeveria Rama miratoi rritjen e pagës minimale mujore, duke e çuar atë nga 400 mijë lekë në 500 mijë lekë të vjetra, si pjesë e angazhimeve të…

Qeveria gati të TËRHIQET nga vendimi drastik/ Edi Rama e thote troç

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se platforma e rrjetit social Tik Tok do të jetë sërish e aksesueshme në Shqipëri. Në një intervistë për Politico, Rama bëri…

Gjendet i pajetë një 42-vjeçar, nëna e tij vr et veten. Dyshimet e para

Lezhë/Informacion paraprak Rreth orës 19:30 të mbrëmjes së djeshme, në lagjen Gurra, Lezhë, në dyqanin e tij me vegla pune, është gjetur pa shenja jete shtetasi A….

Gjendet i pajetë një 42-vjeçar, nëna e tij vret veten. Dyshimet e para

Lezhë/Informacion paraprak Rreth orës 19:30 të mbrëmjes së djeshme, në lagjen Gurra, Lezhë, në dyqanin e tij me vegla pune, është gjetur pa shenja jete shtetasi A….

I mbaroi mandati në SPAK, Altin Dumani gati të largohet nga Shqiperia?! Ambasada “trazon” rrjetin

Ish-kreu i Prokurorisë së Posaçme, tashmë, Altin Dumani ndodhet në Kosovë ku po merr pjesë në takime me diplomatë dhe zyrtarë të zbatimit të ligjit, për shkëmbim…

STARTON SOT! Këngëtarë, modele dhe gazetarë, LISTA E PLOTE e banoreve të ‘Big Brother Vip Albania 5’

Pas shumë spekulimesh, po përfliten emrat që mund të jenë pjesë e edicionit të pestë të Big Brother Vip Albania. Një rikthim i bujshëm duket ai i…