Mes thesareve të natyrës dhe deleve me “lesh të kuq”: Një copë magji nga Bjeshkët e Junikut!

Pamjet e mrekullueshme që shihni vijnë nga Bjeshkët e Junikut, pjesë e Bjeshkëve të Namuna dhe një thesar natyror që bashkon Veriun e Shqipërisë me Kosovën, të cilat ngrihen rreth 2 280 metra mbi nivelin e detit.

Zona përfshin pika të larta si Maja Bogicaj (2405  metra) dhe Gjeravica (2 656  metra), duke ofruar peisazhe mbresëlënëse, pyje të dendura, lumenj të pastër dhe livadhe alpine tejet të gjelbëruara.

Në foto mund të shikoni një tufë të madhe delesh me lesh të kuq të ndezur, pamje jo fort e zakonshme. Me shumë gjasë delet janë ngjyrosur ndoshta për festime lokale ose për lehtësi identifikimi nga çobanët gjatë kullotjes.

Nuk mund të mos mungonte as qeni i stanit, i cili është gjithmonë rend pas deleve, duke iu garantuar mbrojtjen dhe sigurinë nga sulmet e mundshme të kafshëve grabitqare.

Çdo verë, blegtorët shfrytëzojnë kullotat alpine në Junik, një praktikë e trashëguar brez pas brezi. Delet dërgohen për të kullotur në majat më të larta, ku ushqehen me bar të freskët dhe lule të pasura me erë aroma biologjike që pohojnë edhe cilësinë e djathit “Sharr” të famshëm.

Në këtë periudhë, bjeshkët janë të mbushura me gjelbërim, barra të lulëzuara dhe një dekor model me aroma malore, peisazh që të fton për pushime, ecje dhe piknik në natyrë.

Shënim: Fotot janë marrë nga profili i Valon Qorri-t në Facebook.

Related Posts

Shqiptarët më të zgjuarit në Ballkan, renditemi mes vendeve me IQ më të lartë në botë

Rreth 1.2 milionë persona nga e gjithë bota kanë marrë pjesë në testimin ndërkombëtar të IQ-së, i zhvilluar në dhjetëra shtete të ndryshme, me qëllim matjen e…

44-vjeçari shqiptar në Greqi, vr*t me çifte burrin e të dashurës së tij

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Spathohori të Agrinjos, në Greqi, ku një 44-vjeçar me shtetësi shqiptare dyshohet se ka vrarë me armë gjahu një…

Dhimbje dhe lot! Ak*sdenti tragjik në Durrës/ 18-vjeçarja Vikena Greku përcillet sot në banesën e fundit

Vikena Greku, 18-vjeçarja që humbi jetën në ak sidentin e rëndë të ndodhur natën e së enjtes te Ura e dajlanit, do të përcillet sot në mesditë…

Shkaktoi aks*dentin e rëndë ku humbi j*tën 18-vjeçarja dhe u pl*gosën tre të tjerë, caktohet “arrest në burg” për Arbër Xhaxhajn

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 26-vjeçarin Arbër Xhaxhaj i cili bëri aksident dy ditë më parë në Urën e Dajlanit. Si pasojë e aksidentit ndërroi…

Blair, Rubio dhe Kuchner, pjesë e ‘Bordit të Paqes’! Trump ‘merr në dorë’ Gazën!

Presidenti amerikan Donald Trump ka konkretizuar idenë e tij për krijimin e një “Bordi të Paqes” për Gazën, duke shpallur një strukturë të gjerë drejtimi që synon…

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore në raport me lekun