Plas lufta brenda “Nismës”, daja i Shabanit sfidon Lapajn për karrigen e deputetit

Koalicioni ‘Nisma Shqipëria Bëhet” që hyri në zgjedhje me “shpatë në dorë” si kampion i transparencës dhe moralit të ri politik, tani po përjeton skena klasike të denja për telenovela alla shqiptare. Brenda për brenda koalicionit, ndihet aroma e tradhtisë dhe puçit të bërë nga anëtarët e nismës. Zeqir Kordhoni i cili figuron si kandidat i 9-të në listën e mbyllur në Tiranë, mund të rrezikojë mandatin e Adriatik Lapajt që kandidoi në listat e hapura në zgjedhjet e 11 Majit.

Në zgjedhjet për Kuvend, “Nisma Shqipëria Bëhet” përbehej nga tre parti, ku dy më kryesoret ishin “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt dhe “Nisma Thurje” e Endrit Shabanit. Kokat e partive të këtij koalicioni u futën në zgjedhje me lista të hapura, teksa në listën e mbyllur vendosën emra fiktivë dhe mandatet do t’i merrnin kandidatët më të votuar nga lista e hapur. Tani që disa kuptuan çfarë është aromë deputeti, po rezulton se teknikaliteti po u del për hundësh, sepse “fiktivët” duan të bëhen faktikë.

Kordhoni, një punëtor ndërtimi dhe përfitues i KEMP-it, i është drejtuar KQZ-së për të verifikuar dorëheqjen që, thotë ai, mund ta ketë firmosur por… nuk e mban mend. Në një vend ku vota shitet për një thes miell, nuk është çudi që një mandat kërkohet në emër të kujtesës së dobët. Në këtë kujtesë të dobët, për t’i shtuar dramës një kripë fare shqiptare, del që Zeqiri është as më pak e as më shumë, por daja i vetë Endrit Shabanit. Në fakt brenda koalicionit ka plasur me kohë.

Ndërkohë që Lapaj flet për shkrirje të partive dhe bashkime idealistësh, Shabani kthen përgjigje si në dasmë: “As e kemi diskutuar, as kemi ndërmend ta diskutojmë.” Me sa duket, “Nisma Shqipëria Bëhet” po bëhet një shembull ideal se si nuk bëhet. A po plas brenda “Nismës”, që nuk di më as çfarë nisme është? Dikur bënin moral për partitë tradicionale që kapnin shtetin përmes nepotizmit dhe pazareve të fshehta. Sot, po i vjen era tradhti familjare brenda “shtëpisë së koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet”. Nëse ky është ndryshimi që u premtua, politika shqiptare thjesht ndërron kostum, por jo zakon.

Related Posts

Personat që e kanë këtë vijë në dorë konsiderohen shumë të veçantë

Hiromancia (leximi i pëllëmbës së dorës) është një formë parashikimi që është trashëguar brez pas brezi. Ajo është përdorur për herë të parë në Kinë dhe Indi…

I fundit! Pritet përjashtim nga Bigu, kontakt fizik mes banoreve

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP 5. Angelo dhe Senon patën një debat që u përcoll dhe me një kontakt të…

Pyetja e një 6 vjeçari që ndryshoi jetën e mijëra njerëzve: “Sa kushton të sjellësh ujë..?”

Në vitin 1998, në Kemptville të Ontarios, Kanada, një djalë 6-vjeçar me emrin Ryan Hreljac mësoi në shkollë se shumë njerëz në Afrikë nuk kishin akses në…

Nëse qeni juaj po ju nuhat zonën gj*nitaIe, kjo do të thotë se…

Nëse qeni juaj po ju nuhat zonën gjenitale, është e rëndësishme të kuptoni se qentë e eksplorojnë botën kryesisht përmes nuhatjes. Shqisa e nuhatjes tek qentë është…

Receta Çudibërëse Me Xhenxhefil, Karafil dhe Mjaltë – Do Të Më Falënderoni Për Recetën!

Nëse po kërkon një kurë natyrale që forcon imunitetin, lufton infeksionet dhe rrit energjinë, atëherë kjo recetë me xhenxhefil, karafil dhe mjaltë është pikërisht ajo që të…

Moment që theu zemrat, në mes të ceremonisë, fëmija iu afrua arkivoIit të nënës dhe bëri gjestin që preku botën

Një fotografi thellësisht emocionale nga Filipinet është bërë virale, duke kapur momentin prekës të një djali të vogël që përpiqet të ngjitet mbi arkivoIin e nënës së…