Kujdes me parkimin dysh! Policia: Rrezikoni deri në 3 vite burg!

“Parkimi dysh përherë ka qenë një fenomen shqetësues, jo vetëm për drejtuesit e automjeteve por edhe për këmbësorët. Nëse një drejtues automjeti do ta parkojë makinën e tij dysh, siç është rasti konkret pas krahëve të mi, nuk do të ndëshkohet vetëm me masë administrative gjobë, por do të rrezikojë dënim deri në 3 vite burg”.

Kjo masë drastike e thënë të enjten nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, duket se do të jetë e nevojshme aty ku nuk do të tolerohet më bllokimi i qarkullimit të automjeteve, të ambulancave, zjarrfikësve apo rrugëve kryesore vetëm sepse dikush ka vendosur të parkojë ku t’i dojë qejfi.

Deri më tani, secili efektiv i Policisë që ka konstatuar një drejtues mjeti që ka parkuar në mënyrë të parregullt në rrugë apo dysh, është gjobitur me masë ndëshkuese nga 1 mijë deri në 3 mijë lekë të reja, sipas asaj që parashikohet në Kodin Rrugor.

Por tashmë, çdo shkelës rrugor që parkon dysh në rrugë duke bllokuar qarkullimin e mjeteve të transportit, çështja do të referohet në prokurori, sipas nenit 293 të Kodit Penal.

Në këtë nen, konkretisht citohet se “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit, vënia e pengesave dhe ndalimi me çdo mjet e mënyrë i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik, hekurudhor, ujor e ajror, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”.

Related Posts

E rëndë, gjendet një trup i c*pëtuar brenda një çante

Një kalimtar ka bërë një zbulim të tmerrshëm në Spoleto të Umbrias, ku zbuloi një trup të copëtuar brenda një çante pranë një linje hekurudhore. Hetuesit kanë…

Ikën e zemëruar nga shtëpia dhe lë burrin me 2 fëmijët. 2 ditë më vonë merr një letër që do t’i ndryshojë jetën

Një baba i ri vjen në shtëpi pas një dite të lodhshme në punë, dëshira e tij e vetme ishte të kalonte darkën në paqe dhe të…

Aksident i rëndë, makina e policisë i pret rrugën një mjeti tjetër

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në aksin Fier–Patos, në vendin e njohur si “Transport”, pranë një karburanti. Sipas informacioneve të para, një automjet i…

Cifti lindi katernjakë në Tiranë, por e keqja po u ndodh dy bebave! Iu luten shqiptareve per ndihme

Katër foshnjet kanë nevojë urgjente për tu dërguar për operacion jashtë vendit pasi rrezikojnë të humbasin shikimin përgjithmonë. Dy prej tyre kanë hemorragji në sy për shkak…

Arrestohet prifti trafikant dr*ge në Greqi

GREQI- Një prift 46-vjeçar i Kalendarit të Vjetër, i cili kishte edhe një kanal në YouTube, është arrestuar në Greqi. Ai u arrestua nga autoritetet greke, pasi…

14-vjeçarja u gjet e vd*kur në gjumë, dhe nëna e saj gjeti diçka që të gjithë, e mbajmë shpesh në shtrat

Smartphones janë bërë pjesë e jetës tonë të përditshme. Ne i mbajmë pranë nesh në shtretërit tanë, pasi është gjëja e fundit që shohim para se të…