Skenë e pazakontë në Sarandë. I riu zbret nga makina dhe futet në det. Policia pret me skaf për ta arrestuar!

Një situatë e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Butrinti” në Sarandë. Mësohet se një person ka tentuar të arratiset duke u hedhur në det pas ndalimit të një automjeti tip “Porsche” Panamera nga policia. Por gjatë tentativës për të ndaluar automjetin ku ndodheshin tre persona, njëri prej tyre u largua me vrap dhe u hodh në det, duke tentuar të shmangë kontrollin policor.

Gjithashtu i dyshuari mbante një çantë rreth qafës, ndërsa dy të tjerët u ndaluan dhe u shoqëruan nga forcat “Shqiponja”. Siç shihet edhe në pamje dhjetra efektivë policorë ishin të pranishëm në shëtitoren e qytetit, ndërsa i dyshuari po notonte në det.

Policia ishte në pritje të skafit të forcave kufitare për të ndaluar të dyshuarin, i cili dyshohet se hodhi në det një send të paligjshëm gjatë arratisjes. Mësohet se personi u kap nga policia kufitare e Sarandës, e cila arriti në vendngjarje me skaf dhe bëri të mundur ndalimin e tij në det.

Related Posts

Shkencëtarët paralajmërojnë për rrezikun e një tërmeti të madh dhe tsunami deri në vitin …

Shkencëtarët paralajmërojnë për një ‘tsunami apokalipsi’ me valë deri në 30 metra, që pritet të përfshijë bregun perëndimor të SHBA-ve dhe Kanadasë në të ardhmen e afërt….

I riu në Sarandë si në GTA, del nga makina me çantë në dorë dhe hidhet në det t’i shpëtojë policisë

Një ndjekje spektakolare si në lojën popullore GTA është zhvilluar mbrëmjen e sotme në rrugën “Butrinti” në Sarandë, ku një i ri tentoi t’i shpëtonte forcave të…

Alarm për sigurinë ushqimore: Nivele të frikshme pesticidesh në fruta dhe perime!

Një qytetare nga Durrësi i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të ngritur një alarm serioz mbi sigurinë ushqimore, duke ndarë një shqetësim të thellë si…

“A bëhet dasëm në një lounge me xhama në mes të lagjes?!”

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast të prishjes së qetësisë publike që, sipas saj, po ndodh prej disa orësh…

“Nëna ime s’ka marrë kurrë kredi”, emigranti denoncon emailin e çuditshëm që mori nga Iute Credit

Një qytetar shqiptar, prej vitesh emigrant, i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të ndarë një shqetësim serioz në lidhje me një njoftim të papritur në…

E taIIën se jetonte me të ardhurat e së bijës, babai vr*t vajzën 25 vjeçare

Një teniste e nivelit nacional është vrarë nga babai i saj në shtëpinë e tyre luksoze në Indi, pasi ai është ngacmuar nga bashkëfshatarët duke i thënë…