Marrëveshja për pensionet ka hyrë në fuqi, çfarë duhet të bëjnë qytetarët shqiptarë në Itali?

Romë, 12 Korrik 2025 – Prej 1 korrikut ka hyrë në fuqi Marrëveshja dhe Rregullimi Administrativ mes Shqipërisë dhe Italisë për sigurimet shoqërore, duke sjellë ndryshime të rëndësishme për qytetarët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali.

Vendimi Nr. 2211 i Institutit të Sigurimeve Shoqërore në Itali (INPS), i datës 10 korrik 2025, konfirmon se kjo marrëveshje, e nënshkruar në Romë më 6 shkurt 2024 dhe e ratifikuar nga Shqipëria me Ligjin Nr. 29 të datës 11 mars 2025, ka hyrë tashmë në zbatim.

Sipas rregullave të reja:

Shtetasit shqiptarë në Itali që kërkojnë pension sipas marrëveshjes ose sistemit italian duhet të paraqesin kërkesën nëpërmjet Institutit të Sigurimeve Shoqërore Shqiptare (ISSH), i cili do ta përcjellë dokumentacionin në Zyrën Provinciale të INPS në Perugia.

Për periudhat e sigurimit të realizuara në Shqipëri para vitit 2012, duhet të bashkëngjitet detyrimisht “Deklarata e Historikut të Punësimit” dhe çdo dokument tjetër që provon të dhënat e punësimit, si dhe një kopje e dokumentit të identitetit shqiptar.

Shtetasit italianë në Shqipëri duhet të dorëzojnë kërkesat për pension vetëm online, përmes zyrës INPS të përcaktuar në bazë të vendbanimit ose ish-punëdhënësit për rastet e punonjësve publikë.

Marrëveshja synon të sigurojë njohjen dhe mbrojtjen e periudhave të sigurimit në të dy vendet, të thjeshtojë procedurat burokratike dhe të ofrojë më shumë qartësi për pensionistët dhe punonjësit që kanë lëvizur mes Shqipërisë dhe Italisë.

Related Posts

Vd*kja tra’gjike e foshnjës në Kosovë, dyshohet se u nguIfat nga lidhësja e djepit derisa po flinte

Një foshnje nëntë muajshe nga fshati Gjinoc i Suharekës vdiq dje në QKUK derisa po trajtohej. Policia tha se fillimisht foshnja ishte dërguar në spitalin e Prizrenit…

Rama sheh krimet mjedisore në Theth, ‘bën një sy qorr’ për shkatërrimin e pyjeve pranë shtëpisë së tij!

Në Farkë, një zonë shumë pranë Surrelit, aty ku jeton vetë kryeministri Edi Rama, po shkatërrohen pyjet për ndërtimin e vilave luksoze. Një banor i është drejtuar…

U nderua nga Qosja, gjendet i paj’etë në një hotel në Shqipëri, ish-ambasadori gjerman

Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum, ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare. Ai u gjet i pajetë në dhomën e hotelit ku ishte akomoduar, disa ditë pas…

VlDE0 ku dh*nohen dy gra për punë tokash nga oligarkët e Prado Luxury Hotel në Himarë

Një qytetare ka kontaktuar me redaksinë e JOQ Albania dhe ka denoncuar një ngjarje të rëndë që ka parë me sytë e saj në Himarë. Sipas dëshmitares…

Plazhet publike në Vlorë nuk janë pronë private, ndërhyrje ndaj subjekteve pa licencë

Rreth 500 metra katrorë të uzurpuar në Lungomare iu rikthyen qytetarëve pas ndërhyrjes ndaj një subjekti privat pa leje Një aksion i gjerë është ndërmarrë në vijën…

Festë e ç’mendur për ditëlindjeje e Lamine Yamal

Lamine Yamal, ylli i ri i Barcelonës, po fillon të tregojë shenja se performanca e tij jashtë fushës do t’i sjellë probleme. Së shpejti do të mbushë…