PërIeshje fizike në një lokal në Vlorë, qëIIohet me mjet mprehës në kraharor një person

Vlorë, 12 korrik 2025 – Falë ndërhyrjes së menjëhershme të strukturave të Policisë së Vlorës, u parandalua përshkallëzimi i një konflikti që mund të kishte pasoja për jetën. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 11 korrikut, rreth orës 23:30, në një lokal në lagjen “Uji i Ftohtë”, pranë vendit të njohur si “Rrapi”.

Sipas hetimeve paraprake, konflikti ka nisur për motive të dobëta mes dy shtetasve dhe ka degjeneruar në dhunë fizike. Gjatë përplasjes, shtetasi B. Gj., 64 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin G. V., 56 vjeç, në pjesën anësore të kraharorit.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë dhe strukturave të DVP Vlorë, autori u kap dhe u arrestua në flagrancë, duke u neutralizuar pa lejuar agravimin e situatës.

I dëmtuari ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal të Vlorës dhe raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi B. Gj. u arrestua për veprat penale:

“Plagosja e rëndë me dashje”,

“Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme ligjore.

Policia e Vlorës vijon punën për parandalimin dhe goditjen e çdo rasti të dhunës dhe rrezikshmërisë në komunitet, duke theksuar rëndësinë e ndërhyrjes së shpejtë dhe bashkëpunimit qytetar për garantimin e sigurisë publike.

Related Posts

Horoskopi, renditja e shenjave më me fat të javës nga 22 deri më 28 dhjetor: Krishtlindje me Venusin në Bricjap

Renditja e shenjave më me fat për javën e Krishtlindjeve, nga e hëna 22 deri të dielën 28 dhjetor 2025, është shumë e qartë: nëse kërkoni dashuri…

Policia vr*t burrin që kër’cënonte qytetarët me thikë

Korsika, 20 dhjetor 2025 Ajaccio – Një burrë 26-vjeçar, me origjinë nga Senegal, u qëllua për vdekje nga policia në mes të qytetit Ajaccio, në Korsika, pasi…

“U përballa me një trajtim çnj’erëzor në Akademinë e Sigurisë, më ka lënë me pasoja psik*logjike!”

Një ish-kursant i Akademisë së Sigurisë i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania, duke ngritur akuza të forta për atë që ai e përshkruan si trajtim çnjerëzor…

Francezët kërcejnë vallen pogonishte për kolegun e tyre shqiptar

Një moment i veçantë dhe plot emocion ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një emigrant shqiptar që jeton dhe punon në Francë, i cili ka…

Disa muaj më parë i k*puti veshin një 21-vjeçari, Samuel Tahiraj tymos kotelen me h*shash live ne TikTok

Një video shqetësuese ka mbërritur së fundmi në redaksinë e JOQ Albania, ku shihet një 19-vjeçar, i identifikuar nga denoncuesit si Samuel Tahiraj, duke tymosur kotelen me…

Ky shtet ndalon serialet ku burrat e pasur bien në dashuri me vajzat e varfra

Autoritetet në Kinë kanë vendosur të ndalojnë dhe kufizojnë serialet televizive dhe ato online ku paraqiten histori dashurie mes burrave shumë të pasur, si CEO apo miliarderë,…