Skip to content

“U ktheva nga Italia për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri – më shembën shtëpinë dhe më gjobitën 58 mijë euro!” – Historia tronditëse e 23-vjeçarit nga Thethi

Klodian Harusha, një djalë vetëm 23 vjeç nga Thethi, po kalon dramën më të madhe të jetës së tij: pasi u kthye nga Italia me ëndrrën për të ndërtuar një të ardhme në vendlindje, sot përballet me shkatërrimin e gjithçkaje që ndërtoi dhe një borxh prej 95 mijë eurosh.

“U ktheva me fjalën e kryeministrit që bëri thirrje për rikthimin e të rinjve dhe investimin në tokat e të parëve. Por më në fund më shembën shtëpinë, më gjobitën me 58 mijë euro dhe më nxorën jashtë duke më thënë ‘shko kërko diku tjetër’,” – thotë me dhimbje Klodiani.

? Çfarë ndodhi?

Klodiani kishte jetuar 6 vite në Itali, ku kishte luajtur si futbollist. Kurseu 7 mijë euro për të ndërtuar një shtëpi prej druri dhe një bar-kafe në Theth, një zonë turistike në rritje. Investimi i tij u shemb si pjesë e një operacioni për ndërtime pa leje. Ai nuk mori asnjë informacion konkret nga bashkia për të marrë leje ndërtimi. Sot, jo vetëm që investimi i tij është rrënuar, por është lënë në borxh dhe pa mundësi jetese.

?? Thirrja e tij publike për Kryeministrin Rama është e qartë dhe e dhimbshme:

“Ku është paketa e maleve? Ku është mbështetja për të rinjtë që kthehen nga emigracioni? Ne nuk jemi të ardhur! Ne jemi në tokën tonë prej 5 shekujsh!”
?? Ky nuk është vetëm një rast personal – është simboli i zhgënjimit të shumë të rinjve që duan të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri, por ndeshen me burokraci, premtime boshe dhe padrejtësi , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Published inTë fundit