“Pasi vr*au nipin dhe vëllain, njoftoi për veprën në rrjet social”

Një vrasje e trefishtë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Publike në Prilep, e cila ka kryer hetim në vendin e ngjarjes, mësohet se vrasja ka ndodhur në një shtëpi në qendër të Prilepit, ku janë gjetur trupi i pajetë i fëmijës 11 vjeç dhe dy meshkujve të moshës 43 dhe 63 vjeç, transmeton TV21.

“Sipas informacioneve të para, 63-vjeçari së pari e ka privuar nga jeta nipin e tij nga motra dhe vëllain e tij, për shkak të keqkuptimeve familjare dhe çështjeve pronësore të pazgjidhura. Pas kryerjes së veprës, motivet për veprën e kryer i ka publikuar në një nga rrjetet sociale, kurse më pas është vetëvrarë”; thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë.

Prokurori publik ka dhënë urdhër për obduksion të të vdekurve, si dhe për grumbullimin e të gjitha gjurmëve, armëve dhe municionit të gjetur në vendin e ngjarjes të cilat do të jenë lëndë e ekspertizës.

Related Posts

Ngjarje e rëndë/ Një burrë vr*et me armë një person, pl*agos një grua dhe më pas vetëvr*itet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së dielës në qytetin Traiskirchen, rreth 32 kilometra në jug të Vjenës, ku një burrë qëlloi për vdekje një…

Moti i keq godet këtë vend/ Lëshohet alarmi i kuq, dy persona të zhdukur nga përmbytjet

Dy persona rezultojnë të zhdukur në Katalonjë , në Spanjën verilindore , pasi shirat e rrëmbyeshëm goditën rajonin të shtunën pasdite, duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme në…

Ç’PO NDODH? Tjetër lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti janë ndjerë para pak minutash në vendin tonë. Sipas Institutit Gjeoshkencor, tërmeti ishte me magnitudë 3.0 të shkallës Rihter, ndërsa epiqendra në Dibër dhe thellësia…

Cfare po ndodh? Pas Vlorës tjetër termet lekund vendin, ja epiqendra

Lëkundje tërmeti janë ndjerë gjatë paradites së sotme në disa zona të vendit, duke rikthyer ndjesinë e pasigurisë tek qytetarët, edhe pse fatmirësisht nuk raportohen dëme materiale…

Horoskopi ditor, E hënë 14 korrik 2025

Dashi Do të harxhoni shumë energji në komunikimin, bisedat dhe korrespondencën me të tjerët. Kjo do të jetë një kohë e mrekullueshme për t’u çlodhur , sidomos…

Me priftin para Kishës! Mblidhet ‘Kuvendi i Burrave’ në THETH: Merret vendimi i fortë, ja cfare pritet te ndodhe (Video)

Në ditën e 7-të të aksionit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth, fadromat kanë vijuar punën nën…