“Si ua dhashë anglezëve vajzën time dhe s’e pashë më”, flet pas 23-vitesh nëna nga Kuçova dhe tr*ndit me atë që tregon

Ajo e dha të bijën për birësim kur e vogla sapo mbushi 1 vjeçe e disa muaj. Fëmija u mor nga një çift anglez në vitin 1993, ndërsa në atë kohë, Besikoja nga Kuçova dhe i shoqi i saj, u kërkoi çiftit anglez që herë pas here tu dërgonin foto e video të vajzës.

Situata ishte normale deri në vitin 1997, kohë kur Besikoja dhe familja e saj humbën kontaktin me çiftin anglez dhe nuk dëgjuan më asnjë gjë për të bijën.

Duke kujtuar dhimbjen e asaj periudhe, çka e detyroi në dhënien e fëmijës tek çifti i huaj, Besikoja tregon momentin kur u nda nga e bija, vetëm një vjeçe e disa muajshe.

E mbaja në krahë dhe momentin e fundit që e lëshova, më kapi në dorë, tha “Mama”. Më kapi fort. Nuk ecte në këmbë se ishte ende e vogël. Kam 6 fëmijë bashkë me atë vajzë. Kam të njëjtën shtëpi që kur ka ikur vajza. Jetoj në të njëjtin vend në varfëri”, – tha Besikoja në emisionin “Me zemër të hapur”.

Ajo rrëfeu se për shkak të varfërisë e ka mbajtur vajzën 6 muaj në shtëpi dhe më pas e çoi në çerdhen distrofike.

Ishim 6 fëmijë të tjerë në shtëpi dhe nuk kishim me çfarë të ushqeheshim. Nga 6 muaj deri në 1 vjeç e gjysmë vajza ndenji në distrofi. Anglezi kishte dy çuna të tij dhe donte edhe një vajzë. Punonte me ndihmat humanitare. Ne shkonim javë për javë që e takonim motrën. Na thanë që ishte i interesuar”, – tregon vëllai i vajzës së birësuar nga çifti anglez.

E ëma tregon se sapo mësoi që të bijën ia kërkonin për birësim, refuzoi dhe nuk pranoi në asnjë mënyrë. Madje ajo shton se e mori vajzën në shtëpi dhe në çerdhe çoi një tjetër fëmijë që kishte sjellë në jetë.

Nuk doja ta jepja. Ma ka kërkuar 2-3 muaj rresht në shtëpi. Vinte herë pas here. E mora vajzën në shtëpi kur mora vesh që donin të ma merrnin. Mora të parafundit dhe çova të fundit,” – tregon Besikoja.

Ajo shprehet se fillimisht çifti anglez u premtoi se do merrnin vajzën dhe më pas do të merrnin dhe pjesën tjetër të familjes.

Kur na u mbush mendja ne, erdhi çifti anglez, një përkthyes dhe një gjykatës, por në gjendjen civile ekziston ende e regjistruar në trungun tonë familjar”, – tregon Besikoja, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…