“Ka ardhur koha të kthejmë monarkinë”/ Princ Leka bën deklaratën tr*nditese nga Shkodra

Një aktivitet solemn u zhvillua këtë të premte në Shkodër, ku dhjetëra familje legaliste dhe mbështetës të Mbretit Zog u nderuan për kontributin dhe besnikërinë e tyre ndër vite ndaj familjes mbretërore shqiptare.

Në këtë takim mori pjesë Princ Leka Zogu II, i cili u prit me ngrohtësi nga qytetarë, përfaqësues të shoqatave legaliste dhe figura publike të njohura të Shkodrës.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Princ Leka shprehu mirënjohje të thellë për qytetin e Shkodrës, duke theksuar rolin e tij historik në ruajtjen e vlerave kombëtare dhe mbështetjen që ka dhënë për monarkinë shqiptare.

“Shkodra ka qenë gjithmonë vatër e besimit dhe qëndresës. Mirënjohje për gjithë zogistët që qëndruan pranë familjes time ndër vite. Dashuria jonë për Shkodrën është e veçantë dhe e përjetshme,” – u shpreh Princ Leka Zogu II.

Zëri i legalistëve:
Në aktivitet morën fjalën edhe përfaqësues të Legalitetit dhe Partisë së të Drejtave të Legalistëve.

Tedi Kopliku, ish-kandidat i PD për Shkodrën dhe përfaqësues i kësaj lëvizjeje, kujtoi periudhën e Mbretit Zog si një kohë stabiliteti dhe ndërtimi institucional.

“Në kohën e Mbretit Zog treguam se ndërtojmë shtetin. Ajo ishte periudha e rendit dhe e dinjitetit kombëtar,” – tha Kopliku.

Ndërsa kryetari i legalistëve, Sokol Axhami, theksoi se ka ardhur momenti për një rishikim të sistemit politik, duke propozuar rikthimin e monarkisë parlamentare si model stabiliteti.

“Kemi detyrim të rikthejmë sistemin mbretëror. Sistemi mbretëror garanton stabilitet, unitet dhe zhvillim për Shqipërinë. Është koha që të ringjallet fryma e legalitetit në shërbim të kombit,” – deklaroi Axhami.

Në fund të aktivitetit, Princ Leka II ndau certifikata mirënjohjeje për disa familje shkodrane që kanë qëndruar me besnikëri pranë familjes Zogu ndër vite, duke kontribuar në ruajtjen e trashëgimisë dhe vlerave kombëtare.

Ceremonia u shoqërua me duartrokitje të gjata dhe emocione, ndërsa të pranishmit e cilësuan takimin si një moment simbolik që lidh historinë e monarkisë shqiptare me Shkodrën, qytetin që ka mbetur gjithmonë besnik ndaj idealit të Zogut.

Takimi përfundoi me foto, përqafime dhe premtime për bashkëpunim më të ngushtë mes strukturave legaliste dhe fondacionit “Mbretëresha Geraldinë”, nën kujdesin e Princ Lekës II,

Related Posts

Agim Ademi paralajmëron “Iuftë” të vërtetë SHQIPTARO-TURKE: Erdogan do të vijë në Kosovë për ta parë ndeshjen?

Huazuar nga Insajderi/ Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur rreth ndeshjes Kosovë-Turqi që zhvillohet këtë të martë. Ademi ka sqaruar se Federata…

KATASTROFË TOTALE, SHBA nis PUSHTIMIN? 10 MIJE TRUPA GATI TË HYJNE NE IRAN!

Situata në Lindjen e Mesme po shkon drejt një përshkallëzimi alarmant, ndërsa raportet e fundit flasin për një mobilizim të madh ushtarak nga SHBA në rajon. A…

Kreshnik Osmani zbulon të fshehtat: Netanyahu mashtroi Trump? Vjen kthesa e madhe në luftën me Iran!

Një skenar i rrezikshëm gjeopolitik duket se po merr formë, ndërsa lufta mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit po hyn në një fazë gjithnjë e më të paqartë…

‘Së shpejti do flemë bashkë’, historia e Sarës dhe Mozës, të qeshura mes fermerëve

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti së fundmi është bërë pjesë e spektaklit më të ndjekur të momentit ‘Ferma VIP 3’. Mimoza ka spikatur për batuat e saj dhe së…

“Grupi më i rrezikshëm kriminal”, Klodiana Lala zbërthen organizatën e Vlorës: Inez Hajrulla dyshohet se fshihet në Greqi, u ‘tradhtua’ nga gabimi i të dashurës

Gazetarja Klodiana Lala zbardhi detaje edhe nga hetimi i organizatës kriminale të vrasjeve dhe trafikut të drogës në Vlorë, e drejtuar nga Inez Hajrulla, i cili ndodhet…

Lajm i zi/ Ndahet nga jeta këngëtarja e madhe

Këngëtarja e njohur greke Marinella është ndarë nga jeta në moshën 87 vjeç , pasi luftoi me pasojat e një goditjeje të rëndë në tru që pësoi…